​Merkel: Kujtimi i krimeve naziste i pandashëm nga identiteti gjerman

​Merkel: Kujtimi i krimeve naziste i pandashëm nga identiteti gjerman

Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti gjerman, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel, në ish-kampin nazist të Auschwitzit. Vizita e parë e saj në këtë qendër, simbol i Holokaustit, ndodhi në momentin kur partia e djathtë që ndodhet që prej dy vitesh në Bundestag, mbështet fundin e kulturës së pendimit. “Të kujtohesh […]

Vizita e parë e saj në këtë qendër, simbol i Holokaustit, ndodhi në momentin kur partia e djathtë që ndodhet që prej dy vitesh në Bundestag, mbështet fundin e kulturës së pendimit.

“Të kujtohesh për krimet, të përmendësh autorët e tyre dhe të bësh një homazh të denjë për viktimat është një përgjegjësi që nuk ndalet kurrë. Kjo është e panegociueshme dhe e pandashme nga vendi ynë. Të jesh i vetëdijshëm për këtë përgjegjësi është një pjesë e identitetit tonë kombëtar”, theksoi kancelarja, drejtuesja e parë gjermane që viziton Auschwitz-in që prej vitit 1995.

Me zërin që i dridhet, ajo këmbënguli në faktin se ishte e rëndësishme t’i jepje Auschwitz-it emrin e tij të plotë. I vendosur në Poloninë e sotme, kampi ndodhej në një rajon të aneksuar në vitin 1939 nga Reich dhe administrohej nga gjermanët.

“Është e rëndësishme t’i emërtojmë qartë kriminelët. Ne, gjermanët u detyrohemi viktimave dhe vetes tonë”, deklaroi ajo.

Në fjalimin e saj, ajo paralajmëroi kundër rritjes së racizmit dhe përhapjes së urrejtjes si dhe kundër antisemitizmit që kërcënon komunitetin hebre në Gjermani, në Evropë dhe në mbarë botën.

Kancelarja shoqërohej, gjatë vizitës së saj, nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe nga një i mbijetuar i Auschwitz, Bogdan Bartnikowski, 87 vjeç si dhe nga përfaqësuesit e komunitetit hebre./ATSH/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?