​KQZ nuk tregon raportin e shpenzimeve për zgjedhjet

​KQZ nuk tregon raportin e shpenzimeve për zgjedhjet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), ende nuk ka publikuar koston financiare të shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Për zgjedhjet parlamentare të fundit, të cilat rezultate u certifikuan më 27 nëntor, Ministria e Financave i pati alokuar KQZ-së rreth 6 milionë euro. Megjithatë, zyrtarë të këtij institucioni që i organizuan zgjedhjet nuk po tregojnë […]

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ), ende nuk ka publikuar koston financiare të shpenzimeve për organizimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Për zgjedhjet parlamentare të fundit, të cilat rezultate u certifikuan më 27 nëntor, Ministria e Financave i pati alokuar KQZ-së rreth 6 milionë euro.

Megjithatë, zyrtarë të këtij institucioni që i organizuan zgjedhjet nuk po tregojnë se sa mjete prej këtyre tyre i kanë shpenzuar për krejt procesin zgjedhor i cili ka pasur një kohëzgjatje më të madhe krahasuar me të gjitha palët tjera zgjedhore që janë mbajtur deri më tani në vend.

Por pranojnë se kohëzgjatja e madhe zgjedhjeve ka ndikuar në rritjen e kostos së përgjithshme

Njohës të kësaj fushe pohojnë për KosvaPress se rritja e shpenzimeve në vazhdimësi nga KQZ, duhet të pasohet me përgjegjësi të sekretariatit të KQZ-së dhe te Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Zëdhënësi KQZ-së, Valmir Elezi thotë për KosovaPress, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në fazën finale e përmbylljes së pagesave që kanë të bëjnë me shpenzimet e procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Teka shton se për këto zgjedhje mjetet e planifikuara kanë qenë në shumën rreth 6 milionë euro, por se sa nga kjo shumë janë shpenzuar, kjo nuk mund të thuhet tani për tani, pasi KQZ-ja është në përgatitje e sipër të raportit të shpenzimeve.

Zëdhënësi Elezi po ashtu thotë se Ligji për zgjedhjet e përgjithshme parasheh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të publikojë një raport të plotë për shpenzimet zgjedhore dhe mënyrën e shpenzimit, ndërsa koha se kur të bëhet ky publikim, sipas ligjit, është brenda 60 ditëve prej ditës së shpalljes së rezultateve.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu thotë se procesi sa më shumë që zgjatë në kuptimin e zvarritjes së procesit elektoral, shpenzimet janë më të mëdha, sepse të gjithë ata njerëz që janë angazhuar dy muaj ditë, ka rritë edhe koston financiare.

Profesori universitar shton se proceset elektorale gjithnjë më tepër po i kushtojnë vendit më shumë sesa që kushtonin dikur. Sipas tij, çmimi i këtij procesi elektoral siç ishte ky i datës 6, është mjaft i lartë.

Ndërsa, për thirrjet e zyrtarëve të VV-së për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të reja, këshilltari i ministrit në detyrë të Financave, Lulëzim Rafuna ka hequr çdo dilemë për të siguruar mjetet financiare për një proces të ri zgjedhor.

Zyrtarë të KQZ-së pohojnë se ka ende persona të cilët kanë punuar për zgjedhjet e 6 tetorit, të cilët nuk kanë marrë mjetet që i takojnë për arsye të ndryshme, të cilat kanë të bëjnë me gabime në shënimin e numrit të llogarisë bankare, llogari joaktive apo edhe llogari jopersonale.

Në raste të tilla, këta persona duhet të komunikojnë me Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku ka qenë i angazhuar gjatë këtyre zgjedhjeve për të paraqitur përmirësimet që duhen bërë në mënyrë që ta ridërgojmë për pagesë.

Numri i anëtarëve të këshillave të vendvotimit dhe stafit tjetër që janë angazhuar në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 22 mijë e 500. Nga ky numër vetëm 500 raste ka pasur kur mjetet janë kthyer për ndonjërën nga arsyet e lartcekura. Shumë prej tyre janë ridërguar sërish për pagesë.

Gjithashtu, listat me personat e angazhuar si staf ditor në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe listat me personat e angazhuar në dërgimin e rezultateve nga Qendrat e Votimit do t’i përcjellën për pagesë në Ministrinë e Financave gjatë javës që vjen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?