​Hoti: Procesi i Berlinit, mundësi për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor

​Hoti: Procesi i Berlinit, mundësi për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, mendon se Procesi i Berlinit është mundësi për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, Procesi i Berlinit për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku duke i trajtuar të barabartë dhe kjo krijoi një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, […]

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, mendon se Procesi i Berlinit është mundësi për Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Procesi i Berlinit për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku duke i trajtuar të barabartë dhe kjo krijoi një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, me të vetmin qëllim që këto vende të përgatiten për t’u anëtarësuar në Bashkimit Evropian.

Hoti shton se ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, si dhe pjesëmarrje në projekte si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, deputeti i rizgjedhur i LDK-së flet edhe për sfidat e Kosovës gjatë këtij procesi, duke i ndarë si sfida të brendshme, sfida të bashkëpunimit rajonal dhe sfida për shkak të dinamikave të brendshme të BE-së.

Postimi i plotë i Hotit:

Rëndësia e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor

Procesi i Berlinit për herë të parë i uli liderët e Ballkanit Perëndimor së bashku, duke i trajtuar të barabartë. Kjo krijoi një dinamikë të re në bashkëpunimin rajonal, me të vetmin qëllim që këto vende të përgatiten për tu anëtarësuar në Bashkimit Evropian. Secili samit vjetor ka vënë theksin në disa çështje të caktuara, por komponenti më i rëndësishëm është “Agjenda e Konektivitetit” në transport dhe energji, që më vonë u zgjerua edhe në rini dhe ekonomi. Gjermania përcaktoi bazën për të drejtat themelore. Pastaj, Austria u fokusua në mosmarrëveshjet bilaterale, emigracionin dhe në shoqërinë civile. Franca u mor me trajnimet profesionale dhe shkëmbimin e të rinjve. Italia u koncentrua në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Përfitimet që ka Kosova në këtë proces

Ky proces po i mundëson Kosovës të ketë përfaqësim të barabartë në samite, si dhe pjesëmarrje në projekte si çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimorë. Në Berlin, Vjenë dhe Paris, Kosova u paraqit me fusnotë, por jo në Trieste, që hapë rrugën për tu kthyer në praktikë. Kosova iu bashkua Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Kosova është nënshkruese e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i kësaj zyre është nga Kosova. Nëpërmjet Procesit të Berlinit, Kosova i përmbush disa nga detyrimet që burojnë nga MSA-ja, në veçanti sa i përket fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal. Megjithatë, mosmarrëveshjet bilaterale me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën po vazhdojnë të pengojnë përfitimet që mund të ketë Kosova.

Sfidat e Kosovës gjatë këtij Procesi.

(i) Sfidat e brendshme: Paqëndrueshmëria e brendshme politike në Kosovë, në veçanti për shkak të zgjedhjeve të shpeshta, e ka shmangur fokusin e institucioneve nga agjenda e integrimin evropian, përfshirë edhe Procesin e Berlinit. Institucionet e dobëta politikisht në dy vitet e fundit kanë rezultuar me planifikim dhe koordinim të dobët të politikave euro-integruese. Procesi i Berlinit duhet të shihet përtej projekteve infrastrukturore, pasi ky proces përfshin një gamë të gjerë çështjesh që janë pjesë integrale e Procesit të Berlinit, si mosmarrëveshjet dypalëshe, reformat politike dhe demokratizimi. Kosovës i duhet strategji nacionale dhe konsensus i gjerë për këtë proces për të maksimizuar përfitimet, si ekonomike ashtu edhe ato politike.

(ii) Sfidat e bashkëpunimit rajonal: Kosova përballet me sfida në çdo bashkëpunim rajonal, përfshirë bashkëpunimin në kuadër të Procesit të Berlinit. Bashkëpunimi rajonal zakonisht i fsheh mosmarrëveshjet bilaterale, dhe Kosova vuan më së shumti për shkak të mosmarrëveshjeve me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Këto mosmarrëveshje ngritin dyshime në suksesin e gjithë procesit. Me gjasë për shkak të këtyre mosmarrëveshjeve, Kosova është i vetmi shtet që është pjesë e Procesit të Berlinit, por pa asnjë seli të organizatave rajonale. Partneriteti në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë po bën që Serbia të shmang zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovën. Kosova nuk duhet të vihet nën hijen e marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

(iii) Sfidat për shkak të dinamikave të brendshme të BE-së: BE-ja po kërkon nga vendet e Ballkanit Perëndimor që të punojnë së bashku në zgjidhjen e çështjeve rajonale, posaçërisht normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Por, ky lloj normalizimi tejkalon Ballkanin Perëndimor, pasi duhet normalizuar bashkëpunimin e Kosovës me disa nga vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovës, dy prej të cilave janë vende ballkanike

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?