E shanë për teshat e çkyera midis Prishtinës: Kjo ishte përvoja që e bëri Pacollin miliarder

Behgjet Pacolli është një ndër figurat më karizmatike të politikës kosovare por nuk mund t’i mohohet suksesi në botën e biznesit, duke qenë një ndër personalitetet më të pasura. Në librin e tij “Nga sfida në sfidë”, Pacolli shkruan pa ngurruar përvoja shumë të sikletshme që i kishin ndodhur në Prishtinë para se të nisej […]
Në librin e tij “Nga sfida në sfidë”, Pacolli shkruan pa ngurruar përvoja shumë të sikletshme që i kishin ndodhur në Prishtinë para se të nisej drejt Gjermanisë, prej ku do të bëhej më pas ndërmarrësi më i suksesshëm kosovar.
Pacolli shkruan se si ishte përqeshur gjatë shkollës së mesme, duke qenë i veshur me rroba të arnuara dhe me opinga nga llastiku, përcjell Periskopi.
Por, më vonë ai braktis periudhën e studimeve për shkak të një ndodhie pikërisht në fakultet.
“Me të dalë nga fakulteti, ku tashmë isha zhgënjyer me atë që më kishte ndodhur, në rrugë e sipër u takova me ish-kolegët e gjimnazit, që ishim me dy vajza. Të gjithë ishin të veshur bukur, sipas modës së fundit. Ndërsa unë isha veshur si gjithmonë, me pantallona dhe këmishë me harrna, si mos më keq. Dhe ky Fatmiri më thotë: shiko, ti nuk mund të vishesh më kështu, sepse tash je student, se nuk duhet të dukesh në këtë gjendje etj. Dhe të gjitha këto m’i thotë jo duke më tërhequr me një anë, por në sy të të gjithëve, në sy të vajzave. E kuptoni se sa e rëndë është kjo për një djalë të ri, të cilin kjo bisedë, në ato rrethana i duket si poshtërim?” – shkruan shefi i diplomacisë tonë në detyrë.
Më pas, ai tregon se si kishte shpërthyer në vaj, dhe kishte qarë gjithë rrugës duke i fshirë lotët me mëngë derisa shkonte në Marec.

