E papritur: Abazi i VV-së sulmon rëndë grupin KOHA që udhëhiqet nga Surroi

Haki Abazi, deputeti i ri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka kërkuar që grupi KOHA të mos ia marrë postimet në profilin e tij “duke i kornizuar me gjuhë agresive, duke ndryshuar kahjen dhe qëllimin.” Ai ka shpjeguar se me grupin KOHA, i cili udhëhiqet nga […]
Ai ka shpjeguar se me grupin KOHA, i cili udhëhiqet nga zonja Flaka Surroi, nuk ka raporte madje as në nivel interesash për më shumë se 7 vite “për shkak të shtrembërimeve të fakteve.”
Abazi, i cili do të betohet si deputet në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës, nënkupton se ky grup medial ka pasur qasje tendencioze dhe i ka keq-interpretuar shkrimet e tij.
“Unë jam zgjedhur në parlamentin e Kosovës me votën e lirë qytetare në subjektin e LVV-së dhe nuk jam i obliguar askujt tjetër.” – shkruan më tej z.Abazi, duke u arsyetuar në një mënyrë për mos-detyrimin ndaj këtij grupi, përcjell Periskopi.
Nuk dihet ende se për çfarë artikulli apo për çfarë storje televizive të publikuar nga grupi medial në fjalë e ka fjalën z.Abazi.
Kujtojmë që zonja Flaka Surroi në zgjedhjet e fundit i ka dhënë mbështetje të hapur forcave opozitare politike, më konkretisht Lëvizjes Vetëvendosje.
Më poshtë e keni të plotë statusin e z.Abazi:













