E pakonfirmuar: Mund të takohen sot Kurti me Mustafën, aktivisti i VV-së nënkupton se u arrit marrëveshja

Sipas portalit KOHA, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti do të takohet prej orës 13:00 me liderin e LDK-së, Isa Mustafën. Periskopi është munduar të konfirmojë lajmin nga të dyja partitë, mirëpo nuk ia doli për shkak të kohës së shkurtër të mbetur deri në takim. Ndërkohë, kandidati i VV-së për deputet, Eman Rrahmani ka bërë […]
Periskopi është munduar të konfirmojë lajmin nga të dyja partitë, mirëpo nuk ia doli për shkak të kohës së shkurtër të mbetur deri në takim.
Ndërkohë, kandidati i VV-së për deputet, Eman Rrahmani ka bërë një status të shkurtër në profilin e tij në Facebook ku shkruan thjesht: #qeveriaKurti, përcjell Periskopi.

Një gjë e tillë lë të kuptohet se z.Rrahmani beson se pas një takimi të tillë mund të arrihet marrëveshja mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicionin qeverisës.
Kujtojmë se mbrëmë Lutfi Haziri paralajmëroi se LDK-ja mund ta shtynte kërkesën për president për vitin 2021./Periskopi












