E mistershme: Gazeta e Surroit ndërron titullin e artikullit që sulmonte Kurtin

Prestigjiozja “Politico” gjatë ditës së sotme botoi një artikull ku kryetarin e Vetëvendosjes, z.Albin Kurti e quante ‘përçarës’ e ‘provokator’ ndër tjerash. Në artikullin në fjalë, Kurti e quan fitoren e partisë së tij në zgjedhje si “revolucion”. Periskopi raportoi ekzaktësisht siç kishte shkruar edhe Politico, dhe kështu bëri edhe portali Koha, që është pjesë […]
Në artikullin në fjalë, Kurti e quan fitoren e partisë së tij në zgjedhje si “revolucion”. Periskopi raportoi ekzaktësisht siç kishte shkruar edhe Politico, dhe kështu bëri edhe portali Koha, që është pjesë e Grupit Koha i cili drejtohet nga zonja Flaka Surroi.
Por, në vend të fjalës ‘përçarës”, Koha e ka edituar në mënyrë të mistershme artikullin duke e vendosur në titull fjalën “rebel”. Natyrisht, ‘rebel’ dhe ‘përçarës janë dy fjalë shumë të ndryshme.
Kjo fjalë po ashtu është hequr edhe nga teksti i kësaj gazete, edhe pse Politico e kishte në ballë të saj.
Një veprim i tillë është mjaft shqetësues dhe ngritë shumë pikëpyetje në lidhje me pavarësinë mediale të këtij mediumi.
Më poshtë keni artikullin e përditësuar të Kohës, e edhe komentet që reflektojnë ndryshimin e bërë.














