E konfimon Policia: Një person i vdekur në Komoran

Një shofer ka mbetur i vdekur pasi kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte goditur kamionin e ndaluar në një pompë të benzinës në autostradë. Aksidenti ka ndodhur në autostradë më fshatin Komoran ku përveç shoferit ka mbetur e lënduar edhe një pasagjere. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi. “Sot, më 07.12.2019, […]
Aksidenti ka ndodhur në autostradë më fshatin Komoran ku përveç shoferit ka mbetur e lënduar edhe një pasagjere.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 07.12.2019, rreth orës 8:10, në fshatin Komoran, në autostradë, një veturë që po udhëtonte në drejtim të Prishtinës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një kamion të ndaluar në një pikë karburanti. Drejtuesi i veturës, sipas konstatimit të mjekëve në vend ngjarje, ka ndërruar jetë, lëndime ka pësuar edhe një pasagjere”.
Në vend ngjarje kanë dal njësi policore, zjarrfikësit, ndihma e parë dhe prokurori kujdestar.












