E frikshme: Policia thotë se nuk mbijetoi askush pas shpërthimit të vullkanit në Zelandë të Re

Nuk ka të mbijetuar të tjerë pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë të Zelandës së Re, ka thënë policia. Zyrtarët më herët kanë thënë që shpërthimi kishte lënë pesë njerëz të vdekur por ky numër pritet të rritet me numrin e njerëzve që ishin duke qëndruar në ishull në çastin kur shpërtheu vullkani. […]
Zyrtarët më herët kanë thënë që shpërthimi kishte lënë pesë njerëz të vdekur por ky numër pritet të rritet me numrin e njerëzve që ishin duke qëndruar në ishull në çastin kur shpërtheu vullkani.
“Nuk kemi parë shenja jete deri në këtë pikë,” ka thënë policia.
Top zyrtarët kanë deklaruar se ishte tepër e rrezikshme për punëtorët e emergjencës që të kërkonin për të mbijetuarit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Rreth 50 njerëz, shumica vendorë por edhe turistë të huaj, ishin afër atij ishulli pak minuta para shpërthimit. /Periskopi












