E dhimbshme dhe poshtëruese, historia e kosovarit që po i refuzohet pasaporta zvicerane

E dhimbshme dhe poshtëruese, historia e kosovarit që po i refuzohet pasaporta zvicerane

“Ky moment i pasdites të së shtunës tingëllon si një “deja-vu” i dhimbshëm dhe poshtërues për Hamdi Halilin, kosovarin tashmë më të njohur në regjion, i cili dëshiron të bëhet shtetas i Zvicrës”, shkruan bz.ch. Kryetari i Asamblesë së qytetarëve i afrohet Hamdi Halilit, i cili po priste jashtë sallës, duke i thënë: Hamdi, kërkesa […]

“Ky moment i pasdites të së shtunës tingëllon si një “deja-vu” i dhimbshëm dhe poshtërues për Hamdi Halilin, kosovarin tashmë më të njohur në regjion, i cili dëshiron të bëhet shtetas i Zvicrës”, shkruan bz.ch. Kryetari i Asamblesë së qytetarëve i afrohet Hamdi Halilit, i cili po priste jashtë sallës, duke i thënë: Hamdi, kërkesa juaj u refuzua me 23 vota kundër, 21 pro dhe 22 abstenime”.

Asambleja e qytetarëve e Komunës Bubendorf, kantoni Baselland, ka votuar për të dytën herë kundër natyralizimit të Hamdi Halilit, transmeton albinfo.ch. Dhe, po kështu është hera e dytë që ajo nuk ka dhënë arsyetim të mjaftueshëm për këtë vendim të saj.

“Nuk ka arsyetim për mosnatyralizimin”, ka thënë Roger Frey, kryetar i Asamblesë së qytetarëve, këtij institucioni që në disa komuna jep miratimin ose jo për dhënien në nivel komunal të pasaportës zvicerane. 23 veta kanë votuar kundër, 21 pro dhe 22 janë përmbajtur në votimin që është mbajtur të shtunën.

Megjithatë Frey supozon se refuzimi ka ardhur si rezultat i historisë së familjes Haili. Kjo familje ishte dashur të lëshonte Zvicrën që në vitin 2005. Por në vend që ta bënte këtë, asaj i qe ofruar azili kishtar, transmeton albinfo.ch. Një vit më vonë, autoritetet e lejuan familjen që përfundimisht të qëndronte në Zvicër (me vizë B e pastaj C).

Së këndejmi, qëndrimi për një kohë të caktuar “ilegalisht” në Zvicër mund të jetë njëri ndër shkaqet përse “vendësit” nuk e miratojnë natyralizimin e familjes.

Të kujtojmë: Rasti i familjes Halili ka qenë i pranishëm edhe para tre vjetësh në mediat zvicerane dhe në albinfo.ch, kur asaj i qe refuzuar natyralizimi nga po kjo komunë. Ndër pretekstet refuzuese që ishin përfolur atëherë ishte edhe një “arsye” banale: veshja jotipike e Hamdiut dhe djemve të tij me veshje sportive (“trenerka” ose tuta)…

Me tuta ose pa to, djemtë dhe bashkëshortja kanë marrë ndërkohë pasaportën zvicerane. I vetmi që kishte mbetur pa u natyralizuar ishte Hamdiu, shkruan albinfo.ch. Ai që u refuzua sërish…

Tash pritet që “topi” të bartet në duart e Kantonit Baselland.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?