Dy ish kryeministra të Algjerisë dënohen më burg

Një gjykatë në Algjeri ka dënuar dy ish- kryeministra të vendit pas një hetimi të zgjatur për korrupsion. Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet burg ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet, shkruan BBC. Ata u akuzuan për abuzim të autoritetit zyrtar, në një skandal të përvetësimit të makinave. Kjo është hera e parë që […]
Një gjykatë në Algjeri ka dënuar dy ish- kryeministra të vendit pas një hetimi të zgjatur për korrupsion.
Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet burg ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet, shkruan BBC.
Ata u akuzuan për abuzim të autoritetit zyrtar, në një skandal të përvetësimit të makinave.
Kjo është hera e parë që kur Algjeria u pavarësua nga Franca në vitin 1962 që një ish kryeministër përballet me gjyq.
Të dy ishin aleatë të Presidentit shumëvjeçar Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqjen mes protestave masive në prill, përcjell Periskopi.
Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion përpara zgjedhjeve presidenciale.












