Drecunit i shkon nerva politika e Kosovës, kërkon të respektohet rezultati i 6 tetorit

Drecunit i shkon nerva politika e Kosovës, thotë se Lista Serbe do të jetë në të gjitha institucionet Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, ka folur për situatën politike në Kosovë dhe për formimin e qeverisë tonë të re në mediet serbe. Ai ishte shprehur i kënaqur me rezultatin e marrë […]
Milovan Drecun, kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën, ka folur për situatën politike në Kosovë dhe për formimin e qeverisë tonë të re në mediet serbe.
Ai ishte shprehur i kënaqur me rezultatin e marrë më 6 tetor nga Lista Serbe, rezultat ky që përjashtoi të gjithë akterët e tjerë politikë serbë të cilët ishin më të afërt me Prishtinën dhe më të largët me Beogradin.
“Është e rëndësishme për popullin serb që të respektohet vullneti i tyre në zgjedhje; Lista serbe [duhet t’i] përfaqësojë ata në të gjitha institucionet e Kosovës”, deklaroi Drecun për “Pink TV” në të cilën para më shumë se një viti kishte bërë intervistë edhe Ramush Haradinaj.
Ai akuzoi liderët e Kosovës për “lojëra të lodhshme”, edhe pse nuk dihet se çka nënkupton saktësisht kjo gjë.
Më tej, z.Drecun i shpjegoi audiencës serbe se në politikën kosovare “problem i madh ishte Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, parti që i dëshironte dy postet kyçe – presidentin dhe kryeministrin”.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit Lista Srpska arriti t’i fitonte të gjitha 10 ulëset në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që Albin Kurti pavarësisht qëndrimeve të mëhershme armiqësore ndaj tyre ka lënë të nënkuptohet se do t’iu ofrojë një ministri. /Periskopi












