Dramatike: Shoferi i tramvajit vdes në shpejtësi marramendëse, frenat emergjentë nuk punojnë

Pasagjerët ia dolën që ta merrnin nën kontroll një tramvaj të shpejtësisë marramendëse dhe ta ndalnin në Gjermani pasi që vozitësi i saj e vuajti një krizë shëndetësore dhe vdiq. Gjatë së dielës u përhap paniku kur tramvaji doli nga stacioni për t’u nisur drejt qytetit perëndimor të Bonnit. Dy burra u ngutën të futeshin […]
Gjatë së dielës u përhap paniku kur tramvaji doli nga stacioni për t’u nisur drejt qytetit perëndimor të Bonnit.
Dy burra u ngutën të futeshin në kabinë ku shoferi nuk po jepte shenja jete.
Një grua thirri kompaninë e transporteve që të merrte instruksione dhe pasagjerët arritën që ta ndalnin tramvajin, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Pak para se ta thyenin kabinën, pasagjerët e tmerruar kishin thirrur policinë dhe ndërkohë frenat emergjentë nuk kishin mundur që ta ndalnin tramvajin. Incidenti kishte ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit.
“Ata bënë bash atë që duhej bërë në një situatë të rrezikshme dhe shpëtuan jetë njerëzish,” tha kryetari i Bonnit, Ashok Sridharan.
Kompania lokale e transporteve SWB mbrojti veten ndërsa prokurorët bëhen gati për të hetuar ngjarjen.
Kompania tha se frenat emergjentë nuk ndalnin tramvajin por thjesht e alarmonin shoferin i cili më pas duhet t’jua komunikojë instruksionet pasagjerëve. /Periskopi












