Don Lush Gjergji: Ja se si u luta te Zoti për arritjen e koalicionit VV-LDK

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, flet për këndvështrimet e krishtera rreth temave të ndryshme shoqërore. Ai ka folur edhe për meshën e mbrëmshme. Në pyetjen e gazetarit të t7, se a është lutur mbrëmë Don Lush Gjergji për koalicioinin LDK-VV, ai ka thënë: “Nuk e kemi formuluar në këtë formë, por kemi thënë […]
Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, flet për këndvështrimet e krishtera rreth temave të ndryshme shoqërore. Ai ka folur edhe për meshën e mbrëmshme.
Në pyetjen e gazetarit të t7, se a është lutur mbrëmë Don Lush Gjergji për koalicioinin LDK-VV, ai ka thënë:
“Nuk e kemi formuluar në këtë formë, por kemi thënë që njerëzit të jenë të hapur ndaj njëri tjetrit, të bashkëpunojnë, e kështu. Është një formulim, por motivin bazë e ka atë, që Zoti t’i ndryshojë mendjet dhe t’i zbusë zemrat. Kjo është forma e dytë, forma e parë janë këshillimet që japim njëri tjetrit. E drejta është e gjithëve dhe për të gjithëve. Mënyra e dytë se si ndihmojmë shtetin tonë është lutja”, ka thënë ai. /Periskopi/












