Dodë Gjergji bën thirrje të mos e braktisni atdheun

Dodë Gjergji bën thirrje të mos e braktisni atdheun

Në 330-vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit, në Katedralen “Nënë Tereza”, është mbajtur meshë solemne dhe është bërë rivarrimi simbolik i tij. Nga aty u kujtua vepra e tij, për çka u tha se ka pasur histori të shenjtë para popullit e Zotit. Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji tha se Pjetër Bogdani do të mbetet […]

Nga aty u kujtua vepra e tij, për çka u tha se ka pasur histori të shenjtë para popullit e Zotit.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji tha se Pjetër Bogdani do të mbetet gur i çmuar në kurorën e atdhetarëve të të gjitha kohërave.

“Ai me veprën e tij intelektuale, sidomos me “Çetën e profetëve”, ka vënë dritën në fund të tunelit, ku ishte katandisur vend dhe populli ynë. Nuk është i mangët kontributi i Bogdanit për vetëdijen tonë etnike, dashurinë ndaj vendit dhe zgjimin kolektiv për liri”, tha ai.

Dodë Gjergji ka kujtuar edhe disa thënie të Bogdanit, që sipas tij jehojnë në gjithë zemrat e atyre që e kanë lexuar. Marrë parasysh veprën e tij, ai tha se është e çuditshme se si sot shqiptarët me të gjitha ato që e rrethojnë, duan ta braktisin vendin e vet.

Dodë Gjergji: Akoma jetojmë në mosdijen për vetën tonë  Video

“Nëse ai në këto rrethana dinte të ngjallte fuqinë e fesë dhe të shpresës për vendin e vetë, për të ardhmen e vetë dhe të popullit të tij, si është e mundur që sot kur kemi të gjitha këto dhëna historike, libra, shkolla e universitete, akoma jetojmë në mosdijen për vetën tonë. Ose preferojmë të rrimë në mrizin e të menduarit tonë nën hijen e gabimeve historike. Vetëm se nuk arrijmë të shohim dritën e vërtetë. Vetëm se nuk arrijmë të shohim dritën. Si është e mundur që sot gjithë këto përparime dhe prapë nuk arrijmë të duamë vendin tonë, dhe provojmë ta braktisim, ose atë largohemi nga ai shpirtërisht”, ka shtuar ai.

Krahas kësaj, në shënimin e 330 vjetorin e vdekjes së Bogdanit është bërë rivarrimi i tij, ani pse nuk ka eshtra të trupit të tij, Dodë Gjergji tha se ka kujtime nga kjo figurë e shquar shqiptare.

Sipas Dodë Gjergjit, Pjetër Bogdani mbetet kontribuues i madh për krishterimin, e jo vetëm.

Në 330 vjetorin e vdekjes së Pjetër Bogdanit është mbajtur edhe një konferencë shkencore me studiuesit e letërsisë.

Pjetër Bogdani vdiq më 6 dhjetor 1689 në Prishtinë, nga sëmundja e murtajës, raporton KosovaPress.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?