Dhurata më e mire e Krishtlindjeve për foshnjën pa sy, birësohet nga një familje

Foshnja unike e lindur në Rusi tashmë tetë muajshe me emrin Aleksandër, i njohur edhe si Sasha është birësuar. Adoptimi I fëmijës magjik nga Rusia kishte interes nga e gjithë bota. Zyrtarët e birësimit në Tomsk të mërkurën njoftuan se kanë gjetur një familje të dashur në Rusi dhe ai tashmë është me ta, dhe […]
Zyrtarët e birësimit në Tomsk të mërkurën njoftuan se kanë gjetur një familje të dashur në Rusi dhe ai tashmë është me ta, dhe treguan se ata janë të lumtur për Sashën dhe se i urojmë atij dhe prindërve te tij të gjitha të mirat, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.
Nëna biologjike e fëmijës e kishte marrë vesh për sindromin e djalit kur ishte në javën e 31-të të shtatzënisë.
Ajo i kishte njoftuar institucionet se jeton në kushte të rënda financiare dhe nuk mund ta mbikëqyr foshnjën e saj. Kështu, kishte kërkuar t’ua dorëzojë foshnjën organeve kompetente që ai të merrte një kujdes dhe trajtim më të mire.
Sasha vuan nga një formë ekstreme e sindromës së rrallë të Anophthalmisë SOX2, dhe lindi pa kokërdhokët e syve.