Dhjetëra të vdekur pas zjarrit në kompaninë e çantave në Indi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një kompani çantash në kryeqytetin e Indisë në Delhi, duke i mbytur 43 punëtorë, kanë thënë zyrtarët. Flakët shpërthyen në ndërtesën katër katëshe gjatë së dielës në mëngjes. Të paktën 100 njerëz ishin duke fjetur brenda fabrikës, e cila kryesisht merret me qepjen e çantave shkollore, kur zjarri […]

Flakët shpërthyen në ndërtesën katër katëshe gjatë së dielës në mëngjes.

Të paktën 100 njerëz ishin duke fjetur brenda fabrikës, e cila kryesisht merret me qepjen e çantave shkollore, kur zjarri filloi. Më shumë se 60 vetë janë shpëtuar, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Kryeministri Narendra Modi e ka quajtur zjarrin “të llahtarshëm” dhe ka shprehur ngushëllimet për viktimat.

Zjarrfikësit e Delhit e morën thirrjen e parë për zjarrin rreth orës 5 e 22 të kohës lokale gjatë së dielës.

Zjarri kishte nisur në katet e poshtme, duke shpërndarë shpejt në katin e tretë ku po flinin disa prej punëtorëve.

“U zgjuam nga gjumi duke dënesur dhe duke dëgjuar thirrjet për ndihmë,” tha Ronak Khan, një 17 vjeçar.

“I pashë njerëzit të ngujuar. Iu kërkuam të dilnin në çati që t’i shpëtonim por nuk e kishin atë mundësi.”

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?