Detaje të tjera se si serbi tentoi t’ia marrë flamurin një kolone dasmorësh

Policia e Kosovës ka njoftuar së është arrestuar një serb, pasi që i njëjti kishte tentuar që t’ua marr flamurin një kolone dasmorësh në Graçanicë, shkruan Periskopi. Siç merr vesh Periskopi dasmorët gjatë kthimit nga Prishtina për në Kamenicë, në afërsi të stacionit të policisë në Graçanicë një grup i të rinjve serbë kishin ndaluar […]
Siç merr vesh Periskopi dasmorët gjatë kthimit nga Prishtina për në Kamenicë, në afërsi të stacionit të policisë në Graçanicë një grup i të rinjve serbë kishin ndaluar ‘krushqit’ për t’ua marrë flamurin kombëtar.
Një dasmorë i tha Periskopit se ata nuk kanë lejuar që t’i merret flamuri dhe si pasojë e kësaj janë përplasur me ta.
Pjesëmarrësit e kësaj dasme në bazë të këtij dëshmitari kanë vazhduar rrugën me përcjellje të Policisë së Kosovës deri në Kamenicë.
Ndërkohë Policia në raportin e tyre 24 orësh kanë dhënë detaje për këtë duke bërë të ditur se është arrestuar një serb i cili është dërguar në mbajtje.
“Graqanicë, 27.12.2019-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti ka tentuar tu merr flamurin një kolone dasmorësh. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje, thuhet në raport./Periskopi/












