Dështon sërish KOHA e Surroit: Mustafa me Kurtin mund të takohen më vonë

Mediumi i quajtur KTV më herët lajmëroi se kryetari i Vetëvendosjes Kurti dhe ai i LDK-së, Mustafa do të takoheshin sot prej orës 13:00. Por, një gjë e tillë del të ketë qenë një gënjeshtër tjetër. Të paktë, ky takim nuk po ndodh në orën në të cilën njofton ky medium ndërkohë që lajmi është […]
Të paktë, ky takim nuk po ndodh në orën në të cilën njofton ky medium ndërkohë që lajmi është përgënjeshtruar edhe nga Lutfi Haziri por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje për Gazetën Express.
“Ne mundemi me pas takime, edhe në ora 12 të natës, por, tash nuk kemi takim”, ka thënë Haziri.

Periskopi më herët njoftoi lexuesit e saj që lajmi se Kurti e Mustafa do të takoheshin prej orës 13:00 ishte i pakonfirmuar.
Kujtojmë se këto dy parti së fundi kanë afruar qëndrimet, me LDK-në që besohet se ka hequr dorë përkohësisht nga kërkesa për presidentin e vendit pas presionit të shtuar ndërkombëtar për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re.
Gjatë ditës së djeshme, portali KOHA kishte ndryshuar titullin e një lajmi ku Albin Kurti i Vetëvendosjes quhej “përçarës” e “provokator”/Periskopi












