Dështon gjykimi ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

Dështon gjykimi ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit

Në mungesë të zyrtares ligjore ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, i paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi deklaroi se lidhur me këtë çështje e ka njoftuar edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe personat përgjegjës. Në këto […]

Në mungesë të zyrtares ligjore ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj të akuzuarve për mashtrim, Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, i paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi deklaroi se lidhur me këtë çështje e ka njoftuar edhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, si dhe personat përgjegjës.

Në këto rrethana, gjykatësja Bytyqi seancën e radhës e ka caktuar më 18 dhjetor 2019, në ora 10:00.

Prezent ishte prokurorja Rukije Shashivari, të akuzuarit Hashimi dhe Rexhepi, i dëmtuari Faton Dalladaku, si dhe mbrojtësit e tyre.

Ndryshe, kjo lëndë fillimisht kishte filluar të gjykohej nga Gjykata Themelore në Ferizaj, por e njëjta me vendimin e nxjerrë më 6 gusht 2018, ishte shpallur jo kompetente në pikëpamje territoriale, ashtu që kjo lëndë i ishte transferuar Gjykatën Themelore në Prishtinë për vendosje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte mbajtur shqyrtimin fillestar në këtë çështje penale më 26 qershor 2019, me ç’rast dy të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm për këtë vepër penale.

Kurse, më 14 gusht 2019, gjykatësja Medie Bytyçi ka refuzuar kërkesat e ushtruara nga mbrojtësit për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Po ashtu, më 28 tetor të këtij viti, ndaj të akuzuarve Hashimi dhe Rexhepi, Gjykata Themelore në Prishtinë, ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, më 21 mars 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, në bashkëkryerje, nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas prokurorisë, në periudhën kohore prej 30 dhjetor 2011, deri më 24 korrik 2012, në Prishtinë, në zyrën e të dëmtuarit Faton Dalladaku, e cila gjendet në rrugën “Perandori Justinian”, në lagjen “Pejton”, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi, së bashku me të pandehurin tjetër Ekrem Lika, i cili për momentin gjendet në arrati, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin si dhe për t’i shkaktuar dëm personit tjetër, e kanë vënë në lajthim të dëmtuarin Faton Dalladaku.

Gjithnjë sipas prokurorisë, ata përmes të akuzuarit Kadri Rexhepi, prezantohen rrejshëm para të dëmtuarit dhe atë i akuzuari Rrahim Hashimi, si i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, ndërsa i akuzuari Ekrem Lika si dhëndër i Kadri Veselit, ashtu që të tre së bashku kinse me qëllim të ndërmjetësimit për blerjen e Qendrës Kardiake të Kosovës SH.P.K në Prishtinë.

Prokuroria pretendon se ky ndërmjetësim pretendohej të realizohej kinse mes personit të quajtur Ekrem Lluka si shitës dhe Faton Dalladaku si blerës, ashtu që e nxisin të njëjtin të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke i prezantuar draft-kontrata sipas të cilave arrijnë ta bindin se i akuzuari Rrahim Hashimi, është pronar i Qendrës Kardiake të Kosovës, me 20 për qind të aksioneve, ndërsa Ekrem Lluka me 80 për qind, me ç’rast arrijnë të marrin nga i dëmtuari Dalladaku shumën e përgjithshme të të hollave prej 290 mijë e 810 euro, për të cilën shumë edhe i shkaktojnë dëm material.

Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” në bashkëkryerje, nga neni 335, paragrafi 5, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së./Betimi për Drejtësi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?