Dështimet me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë 2019-ës

Dështimet me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë 2019-ës

Mosheqja e vizave, mosanëtarësimi në INTERPOL e rezultati i dobët në PISA janë vetëm disa prej dështimeve, me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë 2019-s. Më 6 tetor qytetarët votuan për ndryshim, duke e ndëshkuar pushtetin e deriatëhershëm dhe duke e nxjerrë fituese opozitën. Por dy partitë që menjëherë pas zgjedhjeve nisën negociatat për bërjen […]

Mosheqja e vizave, mosanëtarësimi në INTERPOL e rezultati i dobët në PISA janë vetëm disa prej dështimeve, me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë 2019-s. Më 6 tetor qytetarët votuan për ndryshim, duke e ndëshkuar pushtetin e deriatëhershëm dhe duke e nxjerrë fituese opozitën. Por dy partitë që menjëherë pas zgjedhjeve nisën negociatat për bërjen e qeverisë, LVV-ja dhe LDK-ja, ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale.

Edhe viti 2019, sikurse vitet paraprake, po ikën pa ndonjë ndryshim të madh në Kosovë. Pa ndonjë përmirësim të dukshëm në aspektin social, arsimor, ekonomik e shëndetësor.

Pa lajme pozitive rreth liberalizimit e njohjeve të reja për Kosovën. Ani pse në vazhdimësi gjatë 2019-s nga liderët shtetërorë u premtua heqja e vizave, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Rrjedhimisht, qytetarët do të vazhdojnë t’i dëgjojnë zotimet e njëjta, që përsëriten tash e një dekadë. 2019-a u karakterizua edhe me një diplomaci të dobët, e cila dështoi të sjellë njohje të reja në drejtim të Kosovës.

Si rrjedhojë e këtyre dështimeve partitë që ishin në opozitë gjatë legjislaturës së gjashtë, LDK-ja e LVV-ja, në vazhdimësi paralajmëruan rrëzimin e qeverisë, shkruan Zëri.

Por fundin e qeverisë e përcaktoi vetë kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në muajin korrik, pa kurrfarë paralajmërimi, dha dorëheqje nga pozita që mbante.

Ky vendim i tij erdhi pas ftesës për intervistim, që mori nga Gjykata Speciale.

Si pasojë e kësaj në fillim të tetorit vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, me ç’rast Vetëvendosja doli partia fituese.

Menjëherë pas zgjedhjeve LVV-ja nisi negociatat për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në, e cila u rangua subjekti i dytë.

Por marrëveshje nuk ka ende, pavarësisht faktit që deputeti i LVV-së Glauk Konjufca tashmë është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?