Deputetja e LV-së pyet LDK-në: A jeni të gatshëm për të qeverisur?

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur përsëri zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK-së nëse nuk arrihet një marrëveshje. Nënkryetarja e VV-së përmes Facebook-ut ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë me vendin dhe nëse LDK dëshiron ndryshim duhet t’i bashkëngjitet. “Nuk […]

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pak orë para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ia ka përmendur përsëri zgjedhjet e jashtëzakonshme LDK-së nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Nënkryetarja e VV-së përmes Facebook-ut ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të qeverisë me vendin dhe nëse LDK dëshiron ndryshim duhet t’i bashkëngjitet.

“Nuk ka më kthim prapa, sepse Lëvizja është fituese dhe do të jetë edhe për shumë vite në të ardhmen. Pra, është koha për ata që ia duan të mirën vendit dhe qytetarëve të tij, ata që thirren në ndryshim, t’i bashkëngjiten këtij projekti”, ka shkruar ajo.

Mulhaxha Kollçaku ka shkruar se nëse LDK-ja dyshon në qeverisjen e përbashkët atëherë zgjedhjet mbeten zgjidhje.

“Nëse dikush dyshon në këtë, atëherë mbetet vetëm një zgjidhje, që sovrani përsëri të flasë dhe ta dëshmojë këtë më së miri. Ne jemi të gatshëm me qeverisë me vendin, e ju”, ka shkruar deputetja e ardhshme e VV-së.

LDK-ja ka përfunduar mbledhjen e kryesisë së saj ku pritet të dalin me një qëndrim lidhur me koalicionin VV-LDK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?