Deputeti i LDK-së: Raportet me LVV-në janë në pikën më të ulët, Kurti nuk ngopet me pushtet

Deputeti i LDK-së: Raportet me LVV-në janë në pikën më të ulët, Kurti nuk ngopet me pushtet

Të enjten, ka filluar zyrtarisht edhe sezoni i shtatë i Parlamentit të Kosovës, me ç’rast kryetar i legjislativit, u zgjodh Glauk Konjufca. Konjufcën, e propozoi vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo ka nxënë në habi deputetët e LDK-së. Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një deklarate për “Bota sot”, ka thënë […]

Të enjten, ka filluar zyrtarisht edhe sezoni i shtatë i Parlamentit të Kosovës, me ç’rast kryetar i legjislativit, u zgjodh Glauk Konjufca.

Konjufcën, e propozoi vet kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Kjo ka nxënë në habi deputetët e LDK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, nëpërmjet një deklarate për “Bota sot”, ka thënë se që nga dita e djeshme raportet në mes të LDK-së dhe Vetëvendosjes, janë në pikën më të ulët.

Siç tha ai, partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim.

“Një raport i ndërtuar me vështirësi pas një historie jo të këndshme tani po rrezikohet. Mund të thuhet që tani nga dje jemi në pikën më të ulët të bashkëpunimit.  Partneriteti në qeverisje nuk ndërtohet me akuza e mosbesim duke bërë veten si luftëtar të korrupsionit e tjerët si dekor”, tha ai.

Avdyli, shtoi se korrupsionin nuk e lufton MPB por organet e gjyqësisë që janë me shumë ndërlidhura me Ministrin e Drejtësisë.

“Partneriteti qeverisës nderohet me balancë pushtetesh në mirëbesim e jo me dëshirën e marrjes së pushtetit komplet për vetën në të gjitha shtyllat qeverisëse sepse qytetari ka vendos për një balancë pushtetesh ku i pari merr pak më shumë dhe pozitën kryesore në shtet që është Kryeministri. Tani raportet janë më të komplikuara por nëse ka vullnet që Albin Kurti të bëhet kryeministër edhe mund të gjendet zgjidhja çdo herë”, përfundoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?