Deputeti i LDK-së: Pas seancës, VV me mirëbesim t’i vazhdojë negociatat me ne

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se pas seancës së sotme, LDK dhe VV duhet të bëjnë përpjekje të formojnë institucionet sepse kështu janë pritjet e qytetarëve. “Sot është një nga afatet që është caktu për konstituimin e Kuvendit. Presim që partitë të marrin pjesë, të fillojmë me punën dhe shohim si po shkojnë […]
Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka thënë se pas seancës së sotme, LDK dhe VV duhet të bëjnë përpjekje të formojnë institucionet sepse kështu janë pritjet e qytetarëve.
“Sot është një nga afatet që është caktu për konstituimin e Kuvendit. Presim që partitë të marrin pjesë, të fillojmë me punën dhe shohim si po shkojnë rrjedhat e mëtutjeshme. Edhe unë si deputet edhe shumica e qytetarëve kanë pritë që do kemi një marrëveshje mes dy partive politike, LDK dhe VV që u debate e diskutu mjaft gjatë, po ja që realiteti është pak ma ndryshe, ato pritje nuk u realizuan. Po shpresoj që të fillojmë seancën dhe VV në të ardhmen të vazhdojnë negociatat sepse nuk ka mbetë shumë kohë”, ka thënë ai./Periskopi/












