Deputeti i LDK-së: Haki Abazi i VV-së është vetë arrogant

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Hatim Baxhaku, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi, i cili duke iu referuar deklaratave të Lumir Abdixhikut, i quajti ‘arrogancë të një zyrtari të LDK-së. Baxhaku në shkrimin e tij në FB, thotë se Haki Abazi shquhet vetë për arrogancë. “Haki Abazi i cili shquhet per arrogance paska […]
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Hatim Baxhaku, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi, i cili duke iu referuar deklaratave të Lumir Abdixhikut, i quajti ‘arrogancë të një zyrtari të LDK-së.
Baxhaku në shkrimin e tij në FB, thotë se Haki Abazi shquhet vetë për arrogancë.
“Haki Abazi i cili shquhet per arrogance paska fole per arrogancen e LDK-se?!.Çfar injorance!”, shkruan Baxhaku në FB, përcjell Periskopi.
Haki Abazi, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook, ka komentuar gjendjen aktuale të subjektit nga i cili vjen ai me atë të LDK-së dhe përpjekjeve të tyre për koalicion.
“Në atë proces LVV nuk ka participuar asnjëherë dhe në asnjë moment. Arroganca e zyrtarit të LDK në media nuk paraqet as pikpamjet e votuesit të LDK që ka votuar për ndryshimin e madh që duhet të ndodhë, rrjedhimisht kujdes nga pozicionet që zbehin besimin, dërgojnë ujë ne mullirin e PRONTO dhe ju rikujtojnë elektoratit formulat të cilat pas shenjë së barazimit kanë interesin individual dhe jo ate shtetrorë”, ka thënë Abazi.












