Dashuria, paratë dhe shëndeti, ky është horoskopi për sot

Dashuria, paratë dhe shëndeti, ky është horoskopi për sot

Ky është horoskopi për ditën e enjte 12 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Në këtë periudhë të dhjetorit do të keni mundësi që të kuptoni se çfarë duhet të bëni në dashuri dhe […]

Dashi

Në këtë periudhë të dhjetorit do të keni mundësi që të kuptoni se çfarë duhet të bëni në dashuri dhe nëse duhet të merrni një vendim, mendohuni mirë. Në fillim të muajit nuk morët konfirmime, ndërsa tashmë një miqësi mund të rezultojë intriguese. Dhjetori favorizon të gjithë ata që janë çift. Nëse keni ndryshuar punë, mund të ndiheni të lodhur pasi gjërat nuk po ecin siç duhet.

Demi

Muaji po ikën në mënyrë të tensionuar. Por viti që vjen pritet të sjellë të reja të rëndësishme, si martesë, bashkëjetesë apo një dashuri të madhe. Bëni mirë që të qëndroni sa më larg polemikave. Në dashuri kush është duke u shoqëruar me një person aspak transparent apo po jeton një histori të vështirë, do të kalojë ditë aspak të lehta. Në punë, parashikohen tensione.

Binjakët

Duhet të kuptoni se çfarë duhet të bëni gjatë këtyre ditëve. Bëni mirë që të afroheni me persona që mund t’iu ndihmojnë. Jeni natyrë krijuese, ndaj mundohuni që gjatë këtyre ditëve të realizoni një ëndërr të madhe, në varësi të situatave me të cilat po përballeni.

Gaforrja

Kjo mesjavë parashikon futjen e disa lidhjeve në krizë, për shkak se keni nevojë për qartësi. Duhet të veproni, në mënyrë që të dilni nga situata ku ndodheni. Do të bëni zgjedhje të rëndësishme, por nëse mbyllet një derë, do të hapet një tjetër.

Luani

Yjet do ju favorizojnë gjatë kësaj dite dhe do ju mbushin me energji. Parashikohet që të kaloni disa momente qetësie. Një pjesë e të lindurve të kësaj shenje do të shënojnë rikuperime të ndjeshme. Parashikohen shpenzime, ndërkohë që përmirësimi i situatës do të nisë vetëm pas datës 15-të.

Virgjëresha

Do të perjetoni një rënie dhe lodhje gjë që mund të bëjë që të thoni gjëra që nuk i mendoni. Në dashuri është momenti për të vepruar. Kush ka një punë të cilën duhet ta mbrojë, duhet të përveshë mëngët, pasi diçka nuk po ecën siç duhet.

Peshorja

Kjo është një periudhë mjaft komplekse sa i takon ndjenjave. Jeni duke jetuar në një ambient aspak të favorshëm, për shkak të tradhtive me të cilat jeni përballur. Udhëtimet dhe zhvendosjet janë mjaft të favorizuara. Kush është i dyjëzuar mes dy historive, duhet të bëjë qartësi me veten.

Akrepi

Gjatë kësaj dite mund t’iu ikë ndonjë fjalë më shumë, por me yjet në anën tuaj do ia dilni. Nëse keni dyshime lidhur me disa çështje, vetëm viti i ri do arrijë që ti sqarojë. Qielli është mjaft i favorshëm sa i takon dashurisë.

Shigjetari

Rezultatet nuk do të mungojnë. Në punë, nëse keni një ide mundohuni që ta vini në jetë. Në dashuri do të ketë diçka për të rikuperuar, por bëni kujdes me historitë shumë trasgresive.

Bricjapi

Shfrytëzojeni më mirë këtë ditë, pasi ka çështje që mund të mbeten pezull. Projektet e reja janë mjaft të favorshme në këtë periudhë. Lidhur me ndjenjat do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.

Ujori

Të rejat më të mira do të vijnë në vendin e punës, ku parashikohen fitime. Në dashuri qielli do të jetë disi i çuditshëm, ku do të keni luhatje të ndjeshme, shkruan noa.al. E keni të vështirë që të dashuroheni, pasi jeni vazhdimisht në kërkim të një iluzioni.

Peshqit

Ndiheni disi nervoz. Nëse ka njerëz që ju pëlqejnë apo kërkoni më shumë siguri në dashuri, do të arrini që të gjeni pasionin e kërkuar. Gjatë këtyre orëve do të ketë ndryshime të rëndësishme, por bëni kujdes me tensionet. Historitë e lindura prej pak kohësh, kanë nevojë për një shtysë më shumë. E enjtja do të jetë e mbushur me lodhje, ndërkohë që do ju duhet të vini në vend disa gjëra.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar