Dalin dokumentet sekrete: Derisa Srebrenica masakrohej, Evropa planifikoi ta fuste Rusinë në NATO

Ish sekretari i mbrojtjes së Britanisë së Madhe, Malcolm Rifkind kishte konsideruar planin për ta futur Rusinë në Nato, kanë zbuluar dokumentet sekrete. Një shënim nga janari i vitit 1995 pak para samitit zbulon se po bëheshin plane për të shfrytëzuar mundësinë e mbarimit të Luftës së Ftohtë për të ndryshuar një herë e përgjithmonë […]
Një shënim nga janari i vitit 1995 pak para samitit zbulon se po bëheshin plane për të shfrytëzuar mundësinë e mbarimit të Luftës së Ftohtë për të ndryshuar një herë e përgjithmonë marrëdhënien me Rusinë dhe Evropën Qendrore, duke e theksuar rolin e Nato-s në këtë gjë.
Në një shënim tjetër nga departamenti i z.Rifkind thuhet se “integrimi i Rusisë në familjen Evropiane dhe perëndimore të kombeve në një mënyrë sensitive e realiste ishte “problemi më i vështirë me të cilën përballeshin”, përcjell Periskopi nga Independent.
Aty thuhet se bërja e Rusisë së Boris Yeltsinit si vend anëtar të plotë të Natos do të ishte “gjithnjë diçka e pamundur”, por po ashtu shtohet se dhënia e garancisë së Artikullit të 5 – një parim thelbësor i traktatit themeltar të Nato-s, që premton angazhim për përgjegjësitë kolektive të mbrojtjes – mund të ishte e zorshme për dërgimin e forcave në vendet më të largëta të Evropës për të luftuar në kufijtë e gjerë të Rusisë.
Një mundësi tjetër pretendohej se ishte “krijimi i një kategorie për Anëtarëve shoqërues të Natos” duke i dhënë Rusisë statusin formal për të marrë pjesë në mbledhje por pa garancinë e Artikullit 5.
Të gjitha këto kishin mbetur konfidenciale.
Aty shtohet: “Në ekstrem, disa po mendonin seriozisht që ta fusnin Rusinë në Nato.” /Periskopi












