Çka në të vërtetë po pengon koalicionin VV-LDK?

Vetëvendosje dhe LDK janë larguar edhe më shumë me njëra-tjetrës pas lëvizjeve të fundit të dy kryetarëve të partive. Por, çka në të vërtetë po pengon koalicionin qeveritar mes këtyre dy partive? Kryetari i Vetëvendosjes bëri të ditur ofertën që i kishte bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] duke thënë se partia e tij kishte […]
Kryetari i Vetëvendosjes bëri të ditur ofertën që i kishte bërë Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] duke thënë se partia e tij kishte bërë shumë kompromise.
Edhe z.Mustafa, kryetar i LDK-së, deklaroi se “Vetëvendosje kishte shkelur shpesh rregullat e vendosura” gjatë negociatave për formimin e qeverisë, shkruan Periskopi.
Mosmarrëveshja mes VV-së dhe LDK-së është më e komplikuar se sa që mund të duket në shikim të parë. LDK-ja ka kërkuar pozitën e presidentit pas përfundimit të mandatit të z.Thaçi, dhe kjo i është ofruar nga partia e z.Kurti, veçse me kushtin që emri i ri i presidentit të marrë pëlqimin e partisë së tij.
Ndarja e ministrive po ashtu nuk është problem mes partive. Vetëvendosje dhe LDK do t’i kenë nga 5 ministri duke reflektuar kësisoj rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Por, problematike shfaqet ministria e Punëve të Brendshme, e synuar nga të dyja partitë. Duke qenë një ndër ministritë më të rëndësishme të Qeverisë, kjo ministri kërkohet nga LDK-ja për të ruajtur balancën e pushtetit, duke qenë se VV-ja ka marrë ministrinë e Drejtësisë. Vetëvendosje e kërkon këtë pozitë në anën tjetër, që të kishte fuqi të plotë si parti në sektorin e sigurisë në vend.
Mos-pajtimi mes partive është fare i vogël dhe ka të bëj kryekëput me ndërrimin e pozitave. Vetëvendosje është pajtuar paraprakisht që LDK të marrë pozitën e ministrit të Punëve të Brendshme, por me kërkesën e kësaj të fundit për pozitën e presidentit, VV kërkon që ta marrë këtë ministri në duart e saj.
Megjithatë, asnjëra parti politike nuk është e gatshme të prish marrëveshjet e deritashme mes tyre për këtë pozitë. Çështja është fare e thjeshtë: cila do të heqë dorë e para?
Periskopi kishte qenë e vetmja gazetë që kishte raportuar me korrektësi duke thënë se i gjithë dështimi dramatik i djeshëm ishte në fakt mashtrim. Marrëveshja mes këtyre dy partive është shumë afër që të ndodh, dhe tashmë është paralajmëruar se pikërisht në seancën konstituive do të emërohet edhe kryetari i ri i Kuvendit. /Periskopi












