Çka do të ndodhë në seancën e 24 dhjetorit?

Çka do të ndodhë në seancën e 24 dhjetorit?

Gjersa marrëveshja e formimit të koalicionit qeverisës Vetëvendosje-Lidhja Demokratike e Kosovës nuk duket në horizont, presidenti Hashim Thaçi ka thirrur seancë për konstituimin e Kuvendit me 24 dhjetor. Në këtë seancë pritet që kryetari i Kuvendit të propozohet nga grupi më i madh parlamentar, që në këtë rast është Vetëvendosje dhe të zgjidhen pesë nënkryetarë. […]

Në këtë seancë pritet që kryetari i Kuvendit të propozohet nga grupi më i madh parlamentar, që në këtë rast është Vetëvendosje dhe të zgjidhen pesë nënkryetarë.

Më pas vjen zgjedhja e qeverisë, e pas konsultimit me partitë politike apo koalicionet që kanë shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri, Presidenti i Kosovës propozon një mandat prej 15 ditësh për të propozuar kabinetin.

Por nëse mandatari i parë nuk arrin të fitojë shumicën në Kuvendin e Kosovës, atëherë presidenti cakton një kandidat tjetër brenda 10 ditëve, sipas procedurës së njëjtë.

Në qoftë se edhe përpjekja  e dytë nuk është e suksesshme në këtë rast shpallen zgjedhje të reja.

Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit me kandidatin e saj për kryeministër Albin Kurti.

Në bazë të rezultateve të certifikuara nga KQZ për subjektet politike, Vetëvendosje ka 29 ulëse, LDK ka 28 ulëse, PDK ka 24 ulëse, koalicioni AAK-PSD ka 13 ulëse, Lista Serbe ka 10 ulëse, koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 ulëse.

Me 22 nëntor, kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti u takua me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ku pas takimit që të dy konfirmuan se pas certifikimit të rezultateve nga KQZ, do të takohen ta përmbyllin marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Megjithatë edhe pas certifikimit të zgjedhjeve duket se nuk ka marrëveshje, kjo pasi që LDK insiston në postin e presidentit, gjë të cilën VV nuk është e gatshme ta japë.

Në takimin e fundit Kurti-Mustafa vetëm është dakorduar që të intensifikohen takimet në baza ditore, pa përcaktuar një datë për arritjen e koalicionit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?