Çiftet që dehen së bashku, janë më të lumtur

Çiftet që dehen së bashku, janë më të lumtur

Siç duket është mirë t’ia shtoni një shishe verë takimit tuaj javor. Sipas një studimi të ri të publikuar në Journals of Gerontology Series B: Psychological Series, sekreti i një lidhje të gjatë dhe të lumtur mund të jetë alkooli. Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet mbi moshën 50 vjeçare kanë raportuar për martesa më të […]

Siç duket është mirë t’ia shtoni një shishe verë takimit tuaj javor.

Sipas një studimi të ri të publikuar në Journals of Gerontology Series B: Psychological Series, sekreti i një lidhje të gjatë dhe të lumtur mund të jetë alkooli.

Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet mbi moshën 50 vjeçare kanë raportuar për martesa më të mira nëse dy partnerët kishin konsumuar alkool. Nëse njëri partner kishte konsumuar ndërsa tjetri jo, atëherë raportimet kishin qenë më të larta për pakënaqësi apo mungesë lumturie në martesë.

Hulumtuesit kanë anketuar 4,864 njerëz të martuar me çifte të cilët kanë qenë së bashku për një periudhë mesatare prej 33 viteve, për të zbuluar se si konsumimi i alkoolit ndikon në lidhjet e dashurisë.

Ata kishin pyetur pjesëmarrësit se sa herë brenda jave konsumojnë alkool, dhe sa shumë konsumojnë.

Është zbuluar se sasia e alkoolit që e konsumonin çiftet nuk ndikonte në kualitetin e lidhjeve – përderisa asnjëri nga partnerët nuk e kishte tepruar. Gjithçka kishte qenë rreth asaj se a pinin dy partnerët, apo vetëm njëri.

Prandaj, përderisa të dy konsumoni alkool – pavarësisht pijes që e zgjidhni apo sa shumë pini – mundësitë janë më të mëdha që do të keni një lidhje të lumtur.

Por, para se të filloni ta zhytni vetën në pije, është një gjë tjetër e rëndësishme që duhet ta mbani mend. Efektet e njëjta për përmirësimin e kualitetit të lidhjes i kishte edhe mos konsumimi i alkoolit nga asnjëri partner.

Pra, ose duhet të konsumoni që të dy ose asnjëri nëse dëshironi të keni një martesë të lumtur.

 

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar