Çfarë kishte thënë Kurti për ftesën e Thaçit për mandatim?

Pas dy ftesave të dërguara dje nga Presidenti Thaçi, që Kurti të vie në takim për të u konsultuar në lidhje me mandatimin e qeverisë, ky i fundit ka refuzuar atë, me preteksin se dje ishte jashtë Kosovës. Në shkresën e tij zyrtare Kurti ka hedhur edhe akuza nda presidentit për për mungesë transparence, tani […]
Në shkresën e tij zyrtare Kurti ka hedhur edhe akuza nda presidentit për për mungesë transparence, tani së fundi e kanë akuzuar atë për publikimin e ftesave në mjetet e informimit, shkruan Periskopi
Përveç kësaj akuze Kurti po ashtu mbrëmë tha se agjenda e tij nuk është sot për sot dhe nuk janë gjimnazistë që të shkruhen për kafe.
“Unë kam qenë në Shkup më herët dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot ashtu siç ishin ftesat. Nuk jemi gjimnazistë që të shkruhemi për kafe e për takime sot për sot”, kishte thënë Kurti.

Rikujtojmë se kur Kurti ishte pyetur për këtë moment mes tij dhe presidentit Thaçi, ku kishte thënë në “DebatPernime” që thirrja e Thaçit për mandatim është obligim.
“Është obligim kushtetues i tij edhe më në fund do të ketë një gjë të mirë që do bëjë ai president, do të më jep mandatin mua”, kishte thënë Kurti në Debat Pernime.
Raportet e Thaçit dhe Kurtit asnjëherë nuk kanë qenë të mira. Kurti kishte qenë opozitar në kohën kur Thaçi kishte udhëhequr Qeverinë.












