Çelni dritaret: Cilësia e ajrit në Prishtinë është e mirë, befason Fushë Kosova (Harta)

Përkundër që temperaturat mbesin të ftohta [prej -1 deri në 6 gradë] dhe qytetarët vazhdojnë të përdorin thëngjill për ngrohje, cilësia e ajrit në Prishtinë është mjaft e mirë. Nuk dihet se çka ka ndikuar një gjë e tillë, por aktualisht niveli i ajrit është 40 sipas Konsullatës së ShBA-ve në Prishtinë. Nivel i njëjtë […]
Nuk dihet se çka ka ndikuar një gjë e tillë, por aktualisht niveli i ajrit është 40 sipas Konsullatës së ShBA-ve në Prishtinë. Nivel i njëjtë regjistrohen si në lagjen Arbëria [Dragodan] e po ashtu edhe në qendër të qytetit.
Ndërkohë, gjendje edhe më e mirë është në Fushë Kosovë ku regjistrohet niveli 21, edhe përkundër afërsisë me termocentralet në Obiliq, përcjell Periskopi.
Burimi primar i ndotjes shkruhet të jetë monoksidi i karbonit, i cili lirohet pikërisht nga djegia e thëngjillit dhe lëndëve tjera djegëse.













