Cakolli nga KDI: Procesi kalon te Thaçi e Kurti, çka bën vaki tash?

Cakolli nga KDI: Procesi kalon te Thaçi e Kurti, çka bën vaki tash?

Me konstituimin e Kuvendit të Kosovës është bërë një hap para për formimin e qeverisë. Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e nënkryetarëve, dhe betimin e deputetëve, tani i gjithë procesei kalon në në dorë të presidentit Hashim Thaçi, shkruan Periskopi. Eugent Cakolli nga KDI në një pronocim për Periskopin ka treguar për hapat e […]

Eugent Cakolli nga KDI në një pronocim për Periskopin ka treguar për hapat e mëtutjeshëm pas zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit.

“Përmbyllja e konstituimit të Kuvendit, tashmë hap edhe zyrtarisht rrugë për rrjedhjen e afateve tjera kushtetuese për krijimin e institucioneve. Presidenti është i obliguar që në konsultim me Lëvizjen Vetëvendosje t’i propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili duhet që brenda 15 ditësh ti paraqesë Kuvendit përbërjen e re të kabinetit qeveritar dhe të sigurojë votat “për” e të paktën 61 deputetëve të Kuvendit. Ndonëse nuk ekziston ndonjë përcaktim lidhur me periudhën kohore brenda së cilës Presidenti duhet të përfundojë konsultimin me subjektin e parë, duke qenë garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve, ai duhet që brenda afateve sa më optimale t’a përmbyllë këtë procedure”, ka thënë Eugent Cakolli nga KDI.

Cakolli po ashtu ka shpejguar se çfarë ndodhë nëse kandidati i parë nuk i ka votat e mjaftueshme.

“Megjithatë, nëse kandidati i propozuar nuk siguron numrin e nevojshëm të votave, atëherë Presidenti duhet që brenda 10 ditësh të propozojë një kandidat tjetër, sipas procedurës së njëjtë. Nëse as kandidati i dytë nuk siguron votat e nevojshme, Presidenti shpallë zgjedhjet e parakohshme, të cilat mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre”, ka thënë Cakolli për Periskopin.

Por, nëse arrihet marrëveshja LDK-VV Galuk Konjufca mund shkarkohet nga posti i kryetarit të Kuvendit, sipas nenit 14 të mandatit të kryesisë së Kuvendit.

Neni 14, tek Mandati i Kryesisë, tregon se kryeparlamaentari mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit.

“Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit”, thuhet aty.

Sipas këtij neni, pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar.

Kujtojmë që LDK e LVV ende nuk janë dakorduar për marrëveshje për koalicion, dhe sot gjatë ditës Glauk Konjufca është zgjedhur kryeparlamentar, post të cilën sipas marrëveshjes i takonte Lidhjes Demokratike të Kosovës./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?