Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut

Sot është zhvilluar në Tiranë takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5). Në takim morrën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese. Ky takim u kryesua nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në cilësinë e vendit kryesues të Kartës së Adriatikut përgjatë këtij viti. Në fjalën e tij, ministri […]

Sot është zhvilluar në Tiranë takimi i Komisionit të Partneritetit të Kartës SHBA-Adriatike (A5). Në takim morrën pjesë vendet anëtare dhe vëzhguese.

Ky takim u kryesua nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në cilësinë e vendit kryesues të Kartës së Adriatikut përgjatë këtij viti.
Në fjalën e tij, ministri Cakaj theksoi domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal në përballimin e sfidave aktuale për sigurinë e rajonit si dhe vuri në dukje kontributin e Shqipërisë në përballimin e tyre.

Ministri e vuri theksin gjithashtu mbi domosdoshmërinë e zgjerimit të Kartës me vende të tjera të rajonit si Kosova, duke argumentuar se kjo do të kontribuojë jo vetëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave por edhe në integrimin e plotë euro-atlantik të tij. Sipas ministrit, Karta SHBA-Adriatike, ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndihmë të integrimit Euro-Atlantik të vendeve tona, duke e shndërruar rajonin në një prodhues të sigurisë.
Nga ana e tyre, vendet pjesmarrëse, pasi vlerësuan lart fokusin e Shqipërisë në kryesimin e Kartës SHBA-Adriatike përgjatë këtij viti, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për përballimin sa më efektiv të sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë rajonale e më gjerë.

Takimi i shërbeu ilustrimit të aktiviteteve të Kryesisë shqiptare që në përputhje me fokusin e vënë gjatë kryesimit të kësaj nisme, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5, në funksion të përballimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe kryesisht, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Po ashtu, takimi i kushtoi vëmendje përpjekjeve për integrimin europian atlantik të rajonit si dhe domosdoshmërisë së zgjerimit të Kartës SHBA-Adriatike me Kosovën.
Ky takim shënoi edhe fundin e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike pas së cilës, zyrtarisht, kryesinë e merr Bosnjë-Hercegovina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?