Buxhovi: LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës, jo të varemi nga emri i tij

Njëri nga ish-themeluesit të LDK-së, Jusuf Buxhovi, ka thënë se LDK duhet të “çlirohet” nga figura e Ibrahim Rugovës, pasi sipas tij kontributi në ato vite ka qenë i shumë personave. Buxhovi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK ishte lëvizje shtet ndërtuese dhe se sipas tij Ibrahim Rugova […]

Buxhovi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se LDK ishte lëvizje shtet ndërtuese dhe se sipas tij Ibrahim Rugova është kyçur më vonë në këto procese.

“Jo që Rugova nuk ka qenë pjesëmarrës në proceset e viteve 80-ta, pasi të gjithë shkrimtarët në kohën e përplasjeve të mëdha ishin të përfshirë në proces”.

Buxhovi thotë se ka pasur shumë njerëz që i kanë dhënë shumë programit të LDK-së por sot nuk përmenden fare siç është rasti i Gazmend Zajmit.

Historiani thotë se është mirë që kjo shoqëri të lirohet prej heronjve dhe ikonave pasi po i bëhet një dëm i madh.

“Edhe LDK duhet të lirohet prej emblemës së Rugovës. Ai duhet të respektohet nga të gjithë por jo të varemi nga emri i tij. Edhe sot në LDK njerëzit kapen për Rugovën dhe gjatë debateve ta plasin flamurin e Rugovës”.

Buxhovi ka thënë se LDK duhet të shihet në saje të asaj sa i përmbahet shtet ndërtimit të shtetit të Kosovës.

“Asnjë qëndrim në atë kohë nuk ka qenë vetëm i Rugovës…Do të ishte e padrejtë të lehen anash rreth 50 veta që kanë punuar e të merr bajrakun një person i vetëm”, shton më tej Buxhovi.

Ndërsa Buxhovi thotë se mirëpret një marrëveshje LDK-VV./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?