Burkina Faso: 35 civilë të vrarë në sulmin xhihadist, shumica prej tyre gra

Militantët xhihadistë në Burkina Faso i kanë vrarë 35 civilë, shumica gra, pasi e sulmuan një pikë kontrolli në provincën veriore, Soum. Dhuna që shpërtheu në qytezën Arbidua, afër kufirit me Malin, zgjati disa orë, sipas një deklarate të ushtrisë. Në këtë sulm u vranë edhe shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 80 militantë. […]

Dhuna që shpërtheu në qytezën Arbidua, afër kufirit me Malin, zgjati disa orë, sipas një deklarate të ushtrisë. Në këtë sulm u vranë edhe shtatë pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 80 militantë.

Në mesin e 35 civilëve të vrarë ishin 34 gra. Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Kabore, i shpalli dy ditë zie kombëtare për shkak të këtij sulmi.

“Aksioni heroik i ushtarëve tanë e ka bërë të mundur që të neutralizohen 80 terroristë. Ky sulm barbar e shkaktoi vdekjen e 35 civilëve, shumica prej tyre gra”, tha presidenti Kabore.

Për vite të tëra, Burkina Faso është përfshirë nga ekstremizmi islamik që është parë edhe në Mali, ku ushtria franceze u detyrua të ndërhyjë për t’i larguar nga pushteti grupet xhihadiste nga disa qytete.

Sulmet e shpeshta në pjesët veriore dhe lindore të shtetit kanë ndikuar që më shumë se një milion njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, bazuar në të dhënat e Kombeve të Bashkuara.

Ndonëse ushtria e Burkina Fasos është trajnuar nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara, ajo deri më tash ka dështuar që ta çrrënjosë dhunën ekstremiste, shkruan “The Guardian”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?