Bukë me salmon në formë yjesh; Antipasta e thjeshtë që përgatitet në pak minuta

PËRBËRËSIT (rregullohuni sipas personave): -10 feta buke për tost -pak salmon i tymosur -4 lugë pana kuzhine -2 lugë djathë i freskët kremoz -2-3 lugë lëng limoni (sipas dëshirës) -pak kripë disa kokra piperi të kuq -pak kopër e grirë imët PËRGATITJA: Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim fetat e bukës në forma biskotash, sipas […]
Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Presim fetat e bukës në forma biskotash, sipas dëshirës. I vëmë në një tavë dhe i pjekim për pak minuta, sa të marrin shumë pak ngjyrë.
Salmonin e presim në copa të vogladhe e përziejmë në një tas me panën, djathin kremoz, kripën, lëngun e limonit dhe koprën. I lyejmë fetat e thekura të bukës me pak nga kremi me salmon dhe më pas i vendosim mbi njëra-tjetrën. I zbukurojmë me pak thërrime fëstëkësh.










