Bota po vuan nga ajri i ndotur, por në Indi kanë gjetur një zgjidhje (Video)

Bota po vuan nga ajri i ndotur, por në Indi kanë gjetur një zgjidhje (Video)

Sa jeni të gatshëm të shpenzoni para veç për të thithur ajër të pastër? Ndërkohë që ndotja në rritje na ka rrëmbyer lirinë për të thithur ajër të pastër, disa biznese në Indi  madje edhe në disa vende të tjera të botës po hyjnë në biznesin e “shisheve të ajrit të pastër”, raporton Periskopi. Përpjekja […]

Ndërkohë që ndotja në rritje na ka rrëmbyer lirinë për të thithur ajër të pastër, disa biznese në Indi  madje edhe në disa vende të tjera të botës po hyjnë në biznesin e “shisheve të ajrit të pastër”, raporton Periskopi.

Përpjekja për t’u ofruar zgjidhje njerëzve në Delhi kishte nisur në vitin 2016, kur Autoriteti i Gazit i Indisë së Kufizuar (GAIL) kishte sponsorizuar një fushatë e cila ishte motivuar nga një video e famshme në Youtube “Shitësi i Ajrit” – një eksperiment i cili prezantoi idenë e shitjes së ajrit të paketuar atje.

Raportohet se, entuziastët socialë në ”Social Cloud Ventures Private Limited” filluan fushatën duke synuar të ndryshojnë nivelin e cilësisë së ajrit me përpjekje kolektive shoqërore. Dhe tani u bë realitet. Në Indi ka nisur online shitja e ajrit të pastër, përmes shisheve, shkruan The Logical Indian.

Blerja e ajrit të pastër në shishe

Raportohet se, tregu për ajër të pastër po lulëzon në Kinë që nga fillimi i produktit, megjithatë, prirja po rritet edhe në tregjet indiane gjithashtu. Pas suksesit të Vitality Air, një fillestar me bazë në Kanada i cili shiti ajër të konservuar natyror nga Kanada, tek konsumatorët indianë në vitin 2016, ndërmarrje të tjera shpejt filluan të mbushin boshllëkun në këtë treg, të krijuar rishtas për ajrin e pastër.

Vitality Air, i cili filloi si një risi në 2015 shiti prodhimet e tyre në Indi në kanaçe 3-litra dhe 8-litra, me çmime midis 1.450 dhe 2800 Rs.

Sipas Sharecare, një i rritur mesatarisht thith rreth 7 ose 8 litra ajër në minutë , që shkon deri në rreth 11,000 litra ajër në ditë.

Ajri i pastër Himalayan

Një kompani tjetër, Pure Himalayan Air pretendon të shesë ajër të pastër nga malet e Chamoli, Uttarakhand. Ndërsa Auzair, një kompani me qendër në Australi pretendon të shesë një ‘shishe ajri pa ndotje’ të mbushur me ajër australian.

Është shqetësues fakti që ajri i pastër është bërë një luks në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Indi. Ajri është falas ose të paktën supozohet të jetë, megjithatë, pakujdesia njerëzore ka sjellur botën deri në këtë nivel, sa ai edhe të shitet/PERISKOPI/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?