Blerim Latifi denoncon fantazmën e përçudshme

Profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama, për takimin dhe shtrëngimin e duarve me z.Aleksandër Vuçiq gjatë samitit për të ashtuquajturin “Shengen Ballkanik”. Sipas z.Latifi, problemi në konfliktin e krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi e para refuzoi ftesën e të dytës për të marrë pjesë […]
Sipas z.Latifi, problemi në konfliktin e krijuar mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi e para refuzoi ftesën e të dytës për të marrë pjesë në samit, ishte për shkak të “fantazmës së kombit kosovar”.
“Fantazma e kombit kosovar kërkon konfliktin midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndarjen emocionale në Ne dhe Ata. Prandaj ideologët e kësaj fantazme nuk e lëshojnë asnjë rast që bartë elemente të kësaj ndarje.” – shkruan Latifi në Facebook-un e tij.
Nuk dihet se kush janë personalitetet të cilat z.Latifi i quan “ideologë të kombit kosovar”, përcjell Periskopi.
Ai beson që kosovarët që e duan “kombin kosovar” problemin nuk e kanë me Edi Ramën, por me Shqipërinë.
Ky reagim i çuditshëm vjen vetëm disa javë pas ndihmës së madhe që ofruan shumë kosovarë në drejtim të të prekurve nga tërmetet në Shqipëri.
Më poshtë e keni të plotë reagimin e z.Blerim Latifi:
Fantazma e kombit kosovar nuk mund të ushqehet nga konflikti i Kosovës me Serbinë, sepse ky është konflikti i nacionalizmit shqiptar me nacionalizmin serb. Fantazma e kombit kosovar kërkon konfliktin midis Kosovës dhe Shqipërisë, ndarjen emocionale në Ne dhe Ata. Prandaj ideologët e kësaj fantazme nuk e lëshojnë asnjë rast që bartë elemente të kësaj ndarje. Pasi të mbarojnë punë me Ramën, do t’i lëshohen gjithë Shqipërisë për të “zbuluar thelbin e saj antikosovar”. Ne e kemi specialitet kombëtar përçarjen dhe hasmërinë e brendshme! Ndryshe nuk shpjegohet fakti se edhe pse i kemi dy shtete, jemi më të dobët se gjithë të tjerët që i kemi rreth nesh.












