Biznesi i Durrësit 8 propozime për qeverinë pas tërmetit: Të pezullohen detyrimet fiskale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Durrësit i bën 8 propozime konkrete Këshillit të Ministrave si masa emergjente që duhen të ndërmerren me qëllim përmirësimin e gjendjes në të cilën ndodhen bizneset e qarkut Durrës të prekura nga tërmeti i datës 26 Nëntor. Propozimet janë: Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit të Emergjencave për […]
Propozimet janë:
- Koordinimi ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Shtabit të Emergjencave për dërgimin e grupeve të ekspertëve për verifikimin e dëmeve në objektet e biznesit dhe çertifikimin e godinave me qëllim rifillimin e punës në mënyrë sa më sigurtë për punëmarrësit.
- Lehtësira fiskale për bizneset në Qarkun Durrës, duke i pezulluar të gjitha detyrimet fiskale për një periudhe 3 vjeçare, sipas modelit të Italisë, Greqisë, Turqisë ( tatim fitimi, sigurime shoqërore, TVSH, taksa vendore etj).
- Rimbursimin e TVSH për ndërtuesit dhe fasonistët
- Lobimin nëpërmjet Bankës së Shqipërisë për pezullimin e pagesave të kësteve të kredive pë një periudhë një vjeçare.
- Lobimin nëpërmjet Autoritetit të Mbikqyrjes Financire AMF për lëvrimin sa më shpejt të fondeve të biznese të siguruara.
- Pezullimi i aktivitetit për bizneset e dëmtuara për sa kohë zgjat gjendja e jashtëzakonshme ( edhe nëse ka detyrime tek taksat)
- Të njihen si shpenzime të gjitha donancionet që subjektet u japin OJF-ve të ndryshme apo punonjësve të tyre ( jo vetëm ato që bëhen te portal e-albania).
- Organizimi i një Forumi të hapur biznesi ku të jenë të ftuar përfaqësues të institucioneve qëndrore e lokale si dhe bizneset e qarkut Durrës.












