Besa Ismaili viziton motrën Smila në Kishën Katolike të Ulpianës

Besa Ismaili viziton motrën Smila në Kishën Katolike të Ulpianës

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka vizituar për Krishtlindje motrën Smila  në Kishën Katolike në Ulpianë. Ajo ndan edhe një rrëfim të punës me motrën Smila: Si tradicionalisht, bashkë dhe me vajzën time,në vizitë feste të Krishtlindjeve tek motrat në Kishën Katolike në Ulpianë. Motra Smila, pak ditë më parë, ka festuar ditëlindjen e saj! […]

Deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka vizituar për Krishtlindje motrën Smila  në Kishën Katolike në Ulpianë.

Ajo ndan edhe një rrëfim të punës me motrën Smila:

Si tradicionalisht, bashkë dhe me vajzën time,në vizitë feste të Krishtlindjeve tek motrat në Kishën Katolike në Ulpianë.

Motra Smila, pak ditë më parë, ka festuar ditëlindjen e saj! Plot 80 vite në shëndet të mirë, sakrificë dhe shërbim të pakursyer në komunitet dhe shoqëri!

Me motrën Smila bashkë, kemi bërë disa punë, të vogla, të mira, me ndikim pozitiv në shoqëri!

Rrugëtimet tona plot sfida, kanë ngulitur kujtime që unë me ëndje i ndajë me studentet e mia dhe me miq!

Po e ndajë sot një kujtim edhe me ju: afro tri vite më parë, kur vala e refugjatëve nga Siria bashkë me një të ftohtë dimri kishte kapluar Ballkanin, me motrën Smila,me motrën Leonora nga Kisha Protestane dhe Svetllanën nga Kisha Ortodokse organizuam mbledhjen e rrobave të dimrit për refugjatët. Aq sa patëm mundësi, por gratë arritën të mbushin plot një kamionetë. Me motrën Smila dhe Xheladinin bëmë rrugë deri në kufi të Maqedonisë….Për të shkurtuar tregim: donim që mes shumë shembujsh tjerë, të ndërtonim një narrativë ndryshe. Narrativën e dialogut ndërveprues dhe jo karshillëqeve dhe distancave!Të tolerancës së jetuar, jo vetëm të përfolur dhe ceremoniale.

Unë personalisht doja të ju tregoja disa të rinjve dhe të rejave që nëse duan të ndihmojnë Sirinë këtë mund ta bëjnë edhe nga këtu, duke ndihmuar refugjatët….

E shumë shembuj të tjerë, të bëma simbolike si këto, që për mua, dhe përgjegjësinë e re që po më pret, do të jenë inspirim shtesë dhe inkurajim për më shumë dialog, më shumë drejtësi, më shumë fuqizim të vlerave familjare, dhe vlerave të Kosovës tonë!

Në ditë feste si kjo e sotmja, është kënaqësi e veçantë të shohim gjenerata të reja të ndërtojnë tutje mbi këto iniciativat tona dikur dhe të tjera që ato sot zgjedhin!

Toleranca ndërfetare dhe ndërkulturore nuk është asgjë primordiale dhe as nuk duhet marrë e mirëqenë! Ajo do mirëmbajtje, do goxha mirëmbajtje, dhe zotim, dhe konsistencë, dhe vetmohim, dhe sinqeritet, dhe mbi të gjitha dashuri!

Dialogu është parakusht për paqen, për ndryshimin për të mirë!

Për të gjithë miqtë e mi të krishterë, urime Krishtlindjet! Shëndet,mirësi dhe prosperitet për ju dhe familjet e juaja!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?