Besa Gaxherri-VV-së: Nuk mund ta bëni partner LDK-në duke e kërcënuar, fyer e shantazhuar

Besa Gaxherri-VV-së: Nuk mund ta bëni partner LDK-në duke e kërcënuar, fyer e shantazhuar

Besa Gaxherri e LDK’së i ka quajtur të papjekur politikisht zyrtarët e Vetëvendosjes që po kërcënojnë, duke iu referuar deputetes Albulena Haxhiut e cila ka thënë se LDK’ja as të mos e mendojë postin e Presidentit. “Deklarimet tejet të pamatura nga zyrtarët e Vetëvendosjes, janë një qëndrim tejet egocentrik i cili është dëshpërues për bashkëqeverisjen […]

Besa Gaxherri e LDK’së i ka quajtur të papjekur politikisht zyrtarët e Vetëvendosjes që po kërcënojnë, duke iu referuar deputetes Albulena Haxhiut e cila ka thënë se LDK’ja as të mos e mendojë postin e Presidentit.

“Deklarimet tejet të pamatura nga zyrtarët e Vetëvendosjes, janë një qëndrim tejet egocentrik i cili është dëshpërues për bashkëqeverisjen të cilën LDK e kishte planifikuar jo vetëm për këtë mandat por duke shpresuar në bashkëpunim më të gjatë”.

Gaxherri, deklarimet e Haxhiut, i ka quajtur kërcënime dhe të papjekura politikisht.

“Këto deklarata të llojit të kërcënimit na japin të kuptojmë se sa të papjekur politikisht janë këta zyrtarë të VV’së. Në fazën e tanishme, ne kemi thënë si LDK dhe po e ri përsërisë, se çdo pakënaqësi apo mospajtim i dy subjekteve, duhet të mbetet në tavolinën e bisedimeve. Vetëm kur të përfundon mundësia e koalicionit, partitë mund të japin deklarata të tilla çfarë i kemi dëgjuar deri më tani nga Vetëvendosje. Me këtë rast edhe njëherë ftoi Vetëvendosjen që të jenë të matur dhe korrekt në raport me LDK’në dhe votuesit e tyre dhe të LDK’së. Nuk mund të bësh partner për qeverisje duke i kërcënuar, shantazhuar e fyer ata.”-tha Gaxherri për ‘RADIO 1’.

Deputetja e rizgjedhur e LDK’së tutje ka shtuar se nëse vendi shkon në zgjedhje, LDK nuk mbanë përgjegjësi, porse ajo i takon Vetëvendosjes.

“Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ta çuar vendin në zgjedhje por edhe nuk frikësohemi nga zgjedhjet. Pra, nëse ndodhë që vendi të shkojë në zgjedhje, Vetëvendosje duhet t’ju tregojë qytetarëve të vendit se kënd do ta kenë partnerë për qeverisje, ose duhet të jenë të guximshëm të thonë se Vetëvendosje nuk mund të krijojë qeveri sepse nuk ka partnerë në Republikën e Kosovës. Andaj, i ftojë këta zyrtarë që të jenë racional dhe brenda kësaj jave ta mbyllin marrëveshjen pozitivisht e të ecim tutje. Për ne vetëm kjo është formula e duhur për vendin.”-përfundoi Besa Gaxherri e LDK’së.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?