BE’ja kundër dënimeve me vdekje për rastin Khashoggi

BE’ja kundër dënimeve me vdekje për rastin Khashoggi

Bashkimi Evropian kundërshton dënimin me vdekje, të shpallur nga një gjykatë saudite, ndaj të akuzuarve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Prokurori publik i Arabisë Saudite tha më 23 dhjetor, se pesë persona u dënuan me vdekje për vrasjen e Khashoggit. Vrasja e tij, e ndodhur në fund të vitit 2018 në konsullatën saudite […]

Prokurori publik i Arabisë Saudite tha më 23 dhjetor, se pesë persona u dënuan me vdekje për vrasjen e Khashoggit.

Vrasja e tij, e ndodhur në fund të vitit 2018 në konsullatën saudite në Stamboll, ka ngjallur reagime ndërkombëtare.

“Bashkimi Evropian është pa mëdyshje kundër dënimit me vdekje gjithnjë dhe pa përjashtim”, tha zëdhënësi për politikën e Jashtme të BE-së, Peter Stano, përmes një deklarate.

Dënimi i njerëzve me vdekje është një “dënim mizor dhe çnjerëzor, i cili nuk arrin të veprojë si një parandalues dhe përfaqëson një mohim të papranueshëm të dinjitetit dhe integritetit njerëzor”, thuhet në deklaratë.

Shërbimet e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de fakto i mbretërisë, urdhëroi vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Riadi fajësoi për incidentin, zyrtarët e inteligjencës saudite.

BE-ja theksoi gjithashtu nevojën e ndjekjes penale për të gjithë ata që ishin të përfshirë në vrasje.

“Kjo duhet të bazohet në parimet e transparencës, respektimit të procedurave ligjore dhe procesit të duhur”, tha zëdhënësi Stano.

Agnes Callamard, një raportuese e posaçme e Kombeve të Bashkuara për ekzekutimet jashtëgjyqësore, e quajti aktgjykimin saudit si një ” “farsë” i cili nuk arriti të identifikojë “ata që nxitën dhe lejuan vrasjen, siç është Princi i Kurorës”.

Khashoggi u pa për herë të fundit më 2 tetor të vitit 2018 duke hyrë në konsullatën saudite në Stamboll, ku ai kishte shkruar për të marrë dokumente personale. Trupi i tij u raportua të jetë copëtuar brenda ndërtesës. Eshtrat e tij nuk janë gjetur.

Ai ishte banor i Shteteve të Bashkuara dhe kolumnist i gazetës amerikane Washington Post. Khashoggi ishte kritik i Princit të Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?