BE-ja mizore me të varfrit: Iu merr 50 për qind të parave nën buxhetin e ri 7 vjeçar

Komisioni Evropian është akuzuar se po kërkon të shkurtojë fondet më të varfrit në Evropë me 50 për qind në mënyrë që të ruajë paratë për periudhën pas Brexitit dhe të rris fondet për projektet e mbrojtjes. Zhak Vandenshrik [Jasques Vandenschrik], president i Federatës Bankare Ushqimore të Evropës, thanë se propozimi i BE-së mbi planet […]
Zhak Vandenshrik [Jasques Vandenschrik], president i Federatës Bankare Ushqimore të Evropës, thanë se propozimi i BE-së mbi planet e shpenzimit për shtatë vitet e ardhshme përbënte rrezik jo vetëm për më të lëndueshmit por edhe për stabilitetin e gjerë shoqëror.
Instituiconet e BE-së së fundi po provojnë të vendosin buxhetin afat-gjatë të bllokut, i njohur edhe si struktura financiare shumëvjeçare [MFF]. Largimi i Mbretërisë së Bashkuar do të lë një vrimë të madhe në buxhet, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Zyrtarët e lartë të BE-së i kanë përshkruar negociatat mbi propozimin e komisionit si më të vështirat ndonjëherë.
Buxheti aktual që përfundon në vitin 2020 është 3,8 miliardë, të cilat iu ofrohen vendeve të varfra për ushqime bazike.
Nën buxhetin e propozuar 2021-2027, buxheti do të jetë 2 miliardë. Komisioni ka shtuar se shpreson që shtetet anëtare do të alokojnë më shumë se aq – por nuk ka vendosur ndonjë obligim për këtë çështje. /Periskopi












