BE i frikësohet migrimit ilegal të kosovarëve, shkaku i mos-liberalizimit të vizave

BE i frikësohet migrimit ilegal të kosovarëve, shkaku i mos-liberalizimit të vizave

Liberalizmi i vizave për Kosovën nuk do të ndodhë as këtë vit. Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt se Kosova do ta marrë liberalizimin e vizave si dhuratë për Krishtlindje, një gjë e tillë po konsiderohet e pamundur të ndodhë. Njohësi i rrethanave politike,  Artan Murati për Ekonomia Online thotë  se viti 2019 […]

Njohësi i rrethanave politike,  Artan Murati për Ekonomia Online thotë  se viti 2019 është vit i humbur për Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave, ndërsa deklaratat e Haradinajt se këtë vit mund të ndodhë një vendim për liberalizim po i konsideron si të pavërteta.

“Kjo deklaratë është e pavërtetë sikurse shumë deklarata tjera të cilat po jepen për çështjen e liberalizimit të vizave sepse tanimë është më së e ditur që liberalizim të vizave për këtë vit nuk do të ketë sepse jemi shumë vonë, jemi në fund të vitit dhe më e shumta që mund të bëhet në këtë aspekt është që potencialisht të ishim pjesë e agjendës në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave nga presidenca finlandeze. Mirëpo edhe kjo është pak e besueshme meqenëse ne nuk kemi as institucione funksionale që nga muaji Korrik dhe për më tepër shtetit i Kosovës nuk është se ka pasur në agjendën e vet lobimin të shteteve që kanë skepticizëm për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pra edhe në termat praktik edhe atë juridik viti 2019 është vit i humbur sa i përket liberalizimin e vizave dhe e them me përgjegjësi të plotë se këtë vit nuk mund të ketë lëvizje të lirë të qytetarëve drejt zonës Shengen”, thotë ai.

Ndonëse Kosova i ka përmbushur kriteret formale për liberalizim të vizave, Murati thotë kjo çështje ka mbetur peng vendimmarrja nga shtetet si Franca, Holanda dhe Gjermania.

Ai thotë se këto shtete po i frikësohen migrimit ilegal, i cili do të krijonte edhe probleme të brendshme politike në vendet e tyre.

“Praktikisht sipas udhërrëfyesit të cilën Kosova e ka pranuar nga Komisioni Evropian që nga viti 2010, Kosova i ka përmbushur kriteret formale për liberalizim, mirëpo tani kemi disa çështje të hapura me shtetet anëtare të BE-së. Aty ku ka mbetur peng edhe vendimmarrja sa i përket liberalizimit të vizave, pra shtete si Franca, Holanda, Gjermania, e kështu më radhë, të cilat janë shtete kryesore në BE kanë skepticizëm se liberalizimi jo vetëm se mund të keqpërdoret nga ana e kosovarëve mirëpo kjo mund të shkaktojë edhe telashe politike për lidershipin politik të këtyre vendeve, meqenëse këto shtete janë duke u përballur me migrim ilegal nga e gjitha botës dhe siç duke nuk dëshirojnë të kenë një problem tjetër edhe me qytetarët e Kosovës”, thotë Murati.

Institucionet e vendit javën që shkoi për dy ditë ishin nikoqire të vizitës së delegacionit nga Gjermania, konkretisht Ministrisë Federale për Punë të Brendshme, Ndërtim dhe Atdhe, për çështjen e liberalizmit të vizave.

Takimit janë mbajtur pa prezencën e medieve, përderisa për mbajtjen e takimeve u lëshua vetëm një komunikatë.

Ndonëse nuk bëhet i qartë qëndrimi i pjesëmarrësve në komunikatë thuhet se ata kanë vlerësuar si një hap të rëndësishëm përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?