BBC fajësohet për humbjen e Laboristëve në Britani

Partia Koservatore arriti t’i fitonte bindshëm zgjedhjet e parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar duke e konfirmuar edhe një herë si kryeministër z.Boris Johnson, i cili tashmë do ta ketë përgjegjësinë e plotë për ta përfunduar [ose jo] marrëveshjen për daljen nga Bashkimi Evropian. Ish ministri në hije i transportit nga Laboristët, Andy McDonald, deklaroi sot […]
Ish ministri në hije i transportit nga Laboristët, Andy McDonald, deklaroi sot se BBC ishte përgjegjëse pjesërisht për humbjen e Partisë Laboriste në zgjedhje.
“Mës më nxisni të flas për median. Jam shumë i brengosur për transmetuesin tonë publik.” – deklaroi ai, transmeton Periskopi.
“Mendoj se ata e patën një pjesë të fajit [për humbjen e Laboristëve]. Jam tepër i shqetësuar. BBC duhet ta shikojë veten në pasqyrë nëse mendon që ka bërë transmetim të drejtë. “ – shtoi më tej ai.

Deri më tash nuk ka pasur asnjë kundërpërgjigjje nga ana e BBC-së. /Periskopi












