Baton Haxhiu: Albin Kurti nuk është i gatshëm të bëhet kryeministër, nuk ka fuqi

Analisti Baton Haxhiu sot në Info Magazine ka numëruar disa arsye pse Glauk Konjufca u zgjodh kryetar Kuvendi, transmeton Periskopi. Tutje ai ka theksuar se Albin Kurti nuk ka fuqi që të bëhet kryeministër dhe se nuk ka fuqi politike. ‘’Janë disa arsye pse sot Glauk Konjufca është zgjedhur pa paralajmëruar. VV ka kalkuluar mirë […]
Tutje ai ka theksuar se Albin Kurti nuk ka fuqi që të bëhet kryeministër dhe se nuk ka fuqi politike.
‘’Janë disa arsye pse sot Glauk Konjufca është zgjedhur pa paralajmëruar. VV ka kalkuluar mirë që ta shtyjë LDK kah koalicioni me PDK dhe ta kryqëzojë për tradhtinë e radhës politike që i bëhet asaj. Me gjestin e marrjes së kryetarit, gjëjën e parë që do ta bëjmë, do ta lusin LDK që të hyjnë në Kuvend, por LDK nuk do të pranojë dhe do të japë votat që VV ta japë vetë Qeverinë’’, ka thënë ai.
‘’Kjo e paunësonh VV të bëjë Qeverinë dhe e bën të padëshirueshme LDk që të bëjë koalicion me këdo tjetër. LDK nuk besoj që në këtë moment është e gatshme të lidhë koalicion me dikë tjetër. Edhe ata edhe LDK nuk kanë pasë dëshirë që ta udhëheqë këtë Qeveri me shumë probleme’’/PERISKOPI/












