Bardhi e bën atë që Messi nuk mundi ta bënte, me gol spektakolar merr tri pikë (Video)

Barcelona nuk arriti të fitonte si mysafir sot në La Liga, pasi u ndal nga Sociedadi, por Levante arriti që të shënonte një fitore të jashtëzakonshme kundër Granadas me golin spektakolar të Enis Bardhit. Paraprakisht, kishte shënuar Ruben Rochina pas së cilit gol barazoi ekipi vendës. U desh që mesfushori shqiptar nga Maqedonia me një […]
Paraprakisht, kishte shënuar Ruben Rochina pas së cilit gol barazoi ekipi vendës.
U desh që mesfushori shqiptar nga Maqedonia me një goditje precize jashtë gjashtëmbëdhjetëshit të shënonte për t’u marrë tri pikë për ekipin nga qyteti i Valencias, shkruan Periskopi.
Levante me këto tri pikë arrin kuotën e 23 pikëve, ose 9 pikë më shumë se vendet që e largojnë nga liga. /Periskopi












