Bahtiri i përgjërohet LDK-së: Për hir të qytetarëve nënshkruajeni marrëveshjen

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje LDK-së që për hir të qytetarëve, të gjejnë kurajë dhe të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen vetëvendosje. Bahtiri është shprehur i bindur se kërkesës së tij i bashkëngjiten edhe qytetarët, të cilët sipas tij janë në ankth. Postimi i Bahtirit në Facebook […]
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje LDK-së që për hir të qytetarëve, të gjejnë kurajë dhe të arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje me Lëvizjen vetëvendosje.
Bahtiri është shprehur i bindur se kërkesës së tij i bashkëngjiten edhe qytetarët, të cilët sipas tij janë në ankth.
Postimi i Bahtirit në Facebook
Apeloj te Kryesia, Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryetari i LDK-së që për hir të qytetarëve, të cilët më 6 tetor kanë votuar me zemër për ndryshim, të gjejnë kurajë dhe ta arrijnë marrëveshjen për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje para seancës inauguruese të Kuvendit të Kosovës.
Qytetarët po presin me padurim që kjo të ndodh, prandaj është domosdoshme që marrëveshja të arrihet tani.
Kërkesës time mendoj se i bashkëngjiten qindra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë në ankth dhe ne nuk guxojmë t’i zhgënjejmë, pasi që qytetarët kësaj radhe kanë treguar vendosmëri për të dalë nga terri. Qytetarët na e kanë besuar qeverisjen, andaj ne duhet ta qojmë në vend vullnetin e tyre së bashku.
Për hir të qytetarëve, largimit të së keqes dhe kthimit të normalitetit në vend, apeloj të LDK-ja të heq dorë nga disa interesa momentale dhe ta nënshkruaj sot marrëveshjen.












