Avokati i Popullit: Përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, mungojnë qendrat për trajtim

Avokati i Popullit: Përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, mungojnë qendrat për trajtim

Avokati i Popullit në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, ka publikuar raportin me rekomandime Ex-officio, lidhur me përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët, ku e ka vlerësuar si shqetësues faktin e rënies së moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e […]

Avokati i Popullit në kuadër të ushtrimit të kompetencave dhe të përgjegjësive të tij ligjore, ka publikuar raportin me rekomandime Ex-officio, lidhur me përdorimin e substancave narkotike nga fëmijët, ku e ka vlerësuar si shqetësues faktin e rënies së moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare.

Sipas një komunikate të Avokatit, rasti është hapur sipas detyrës zyrtare me qëllim të vlerësimit të gjendjes aktuale rreth përdorimit të substancave narkotike nga fëmijët në Kosovë dhe adresimit të rekomandimeve tek institucionet përkatëse, në mënyrë që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në parandalimin dhe trajtimin e fëmijëve përdorues të substancave narkotike.

“Avokati i Popullit, pas rishikimit të legjislacionit përkatës, të instrumenteve ndërkombëtare,  informatave të mara nga institucionet e ndryshme dhe OJQ-ve dhe të dhënave që i ka, vlerëson se përdorimi i drogës nga fëmijët është shqetësuese, shto faktin e rënies rapide të moshës së përdoruesve, e cila nga viti në vit ka arritur të prek edhe fëmijët e moshës 10 vjeçare. Po ashtu, në këtë raport Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e qendrave të specializuara për trajtimin e të rinjve përdorues të substancave narkotike dhe mungesë të programeve përkatëse vetëdijësuese dhe parandaluese si dhe mungesë e shërbimeve dhe trajtimit të përdoruesve të substancave narkotike si për nga shtrirja gjeografike ashtu edhe për nga cilësia. Tutje, Avokati i Popullit konstaton se ekziston mungesë e ekspertizës, tek punonjësit e Qendrave për Punë Sociale për t’u marrë me rastet e fëmijëve që përdorin substanca t narkotike, në kuadër të mandatit të tyre ligjor.Gjithashtu, ky raport jep rekomandime specifike dhe konkrete lidhur me veprimet që duhet t’i ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, në drejtim të përmirësimit të gjendjes aktuale”, thuhet në komunikatë.

Ky raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse dhe është publikuar në ueb-faqen zyrtare të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?